Kryeministri Edi Rama bën të ditur se deri më tani kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë.
Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama informon se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.
Mesazhi i Ramës:
349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”