osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gati amnistinë për të burgosurit: Zbardhen detajet nga projektligji dhe kush mund të përfitojë

Gati amnistinë për të burgosurit: Zbardhen detajet nga projektligji dhe kush mund të përfitojë

Drafti i amnistisë penale për të burgosurit, është drejt përfundimit dhe pritet të përfitojnë rreth 500 të dënuar. Gazeta mëson se projekti është në fazën përfundimtare dhe priten dhe disa rekomandime për ta përmbyllur dhe dërguar në Kuvend.

Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili dje ka publikuar foto në Facebook, ku shihet duke punuar në zyrën e tij, pikërisht me ligjin për amnistinë për të cilin mësohet se është në fazat e fundit.

Deri tani drafti parashikon që të jenë përfitues rreth 500 të burgosur, shifër që mund të ketë edhe ndonjë lëvizje pasi ende nuk është përfundimtare. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë amnistia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020.

Ndërkohë, pas 3 vitesh ndërprerje, këtë vit qeveria do të amnistojë disa të burgosur, duke i lënë në liri në prag të festive të fundvitit. Në draftin final të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin janë parashikuar disa grupe të dënuarisht, thuhet që do të lënë qelitë javën e fundit të këtij viti. Sipas ligjit, amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim deri në 2 vjet.

Amnisti përfitojnë edhe ata që janë dënuar me forma alternative, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator të këtij viti, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu, do të lënë qelitë të dënuarit meshkuj që deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Do të amnistohen edhe ata që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi moshën 60 vjeç. Sa i përket femrave dhe të miturve, do të amnistohen ato që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Të lira do të lihen edhe të dënuarat me burgim, të cilat deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Edhe të dënuarat që këto ditë janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, do të lënë qelitë e dënimit. Një tjetër kategori që përfiton nga amnistia janë të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Për femrat dhe të miturit ka edhe një përjashtim tjetër. Në pikën 8, të nenit 3 thuhet se femrave dhe të miturve, që nuk përfshihen tek kategoritë përfituese, u zbriten 1/4 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndalues.

Përjashtohen vetëm ata janë përsëritës të së njëjtës vepër penale. Kriteri ndalues për të përfituar amnisti janë veprat penale për të cilat ata janë dënuar.

Neni 4 të draftit ndalon lirimin e të dënuarave për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe veprat penale kundër pasurisë. Do të përjashtohen nga amnistia edhe të dënuarit që janë kapur duke zhvilluar aktivitetin e lojërave të fatit.