osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Gati 80% e punëve të grave në rrezik nga Inteligjenca Artificiale

Sipas studimeve të reja, një numër joproporcional i punëve të kryera nga gratë, janë në rrezik të automatizimit, për shkak të shfaqjes së Inteligjencës Artificiale gjeneruese.

Rritja e Inteligjencës Artificiale gjeneruese (generative AI), është kritikuar prej kohësh për ndikimin e mundshëm në tregun e punës, pasi njerëzit kanë frikë të humbasin punën e tyre, ose të shohin pjesët më të vlefshme të detyrave të tyre të përditshme, që automatizohen nga sistemet kompjuterike.

Një raport i fundit i Goldman Sachs, tregoi se ekuivalenti i 300 milionë vendeve të punës, me kohë të plotë në SHBA dhe Europë, janë në rrezik të automatizimit për shkak të teknologjisë.

Megjithatë, ndikimi në punë mund të mos jetë aspak i barabartë.

Duke qenë se disa punë automatizohen më lehtë se të tjerat, dhe duke marrë parasysh shpërndarjen gjinore në tregun e punës, gratë mund të pësojnë humbjet më të mëdha për shkak të IA gjeneruese, sipas një studimi të ri.

Vetëm nga fakti i thjeshtë, se ka më shumë gra, që punojnë në fushat që preken, atëherë më shumë gra ndikohen.

Pavarësisht se burrat i tejkalojnë gratë në fuqinë punëtore, studimi tregon se IA gjeneruese pritet të rrezikojë punën e më shumë grave, krahasuar me burrat.

Kjo për shkak se 79% e grave, që punojnë, janë të punësuara në profesione të ndjeshme ndaj ndërprerjeve dhe automatizimit të IA.

Por, ka shumë pozicione zyre, që mund të ndikohen gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme. Ato janë përgjithësisht në shumë industri të ndryshme. Pra, profesionet e mbështetjes administrative të zyrës, rreth 70% e tyre kryhen nga gratë.

Industri të tjera, ku vendet e punës janë zënë kryesisht nga gratë, që pritet të ndikohen nga miratimi i IA, përfshijnë kujdesin shëndetësor (76%), arsimin (73%) dhe shërbimet komunitare dhe shoqërore (67%).

Si të përshtatemi me shfaqjen e AI në tregun e punës

Ndërsa IA gjeneruese ka potencialin për të shtypur ose për të automatizuar pjesërisht punë të ndryshme, ajo gjithashtu ofron mundësi të mëdha për krijimin e vendeve të punës.

Historikisht, kur makinat u përdorën për të zëvendësuar punëtorët njerëz, për produktivitet më të lartë dhe më pak kosto, pati një shfaqje të vendeve të reja të punës, që nuk ekzistonin më parë.

Për më tepër, IA mund të jetë gjithashtu e dobishme në industri, falë aftësisë së teknologjisë për të automatizuar detyrat e mërzitshme të përsëritura të punëve të ndryshme, që nuk janë të ndjeshme ndaj zhvendosjes dhe automatizimit të plotë.

Për shembull, për profesionistët e kujdesit shëndetësor, ku mbi 70 % e të cilëve janë gra, IA gjeneruese mund të vijë në ndihmë duke iu përgjigjur pyetjeve të pacientëve, mund të ndihmojë në dhënien e këshillave për profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi diagnozat dhe në qasjet përshkrimore.

Në epokën e IA, lundrimi efektiv në tregun e punës, kërkon një ndryshim në mentalitetin në lidhje me aftësitë thelbësore të kërkuara për përfundimin e detyrës.

Duke përdorur të gjitha njohuritë e fituara duke u ekspozuar ndaj IA, punëtorët duhet të përpiqen “ta marrin atë, ta përshtasin, të mësojnë se si ta përdorin mirë dhe më pas ta veçojnë veten”, argumenton Mark McNeilly, profesor i praktikës së marketingut në shkollën Kenan-Flagler dhe autor kryesor i studimit./ Euronews