Kuvendi ka mbyllur të gjitha dyert për të mos lejuar hyrjen brenda të 24 deputetëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës si masë ndëshkimore për kaosin dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit.
Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, deputetët e opozitës kanë tentuar të futen nga mbrapa, por nuk janë lejuar nga gardistët.
Kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.