osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e SPAK

Garda përzgjedh 27 oficerët që do mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e SPAK

‘Ilyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO.

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga konstutimi i dy institucioneve të reja që do të hetojnë e gjykojnë korrupsionin në nivele të larta, Top Channel shkruan se perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private.

Marrja në dorëzim nga policia e ndërtesës që do të jetë shtëpia ku do hetohen zyrtarët e lartë nuk do ndodhë vetëm për perimetrin e jashtëm, por edhe kontrolli i brendshëm do kryhet nga një strukturë tjetër e policisë që do largojë policët e burgjeve . Këtyre të fundit do t’ju mbetet si kompetencë vetëm shoqërimi i të arrestuarve.

Nga ana tjetër Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të marrin në ruajtje drejtuesin e ardhshëm te SPAK, kryegjyqtarin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por ndërsa në 19 dhjetor do të ndodhë emërimi i gjyqtarëve të posaçëm dhe betimi i prokurorëve të SPAK , pritet që edhe administrata aktuale e dy institucioneve që do dalin jashtë loje të japë pëlqimin për kontrollin e privatësisë.

Por edhe ata do kontrollohen nga një komision i posaçëm , pra edhe ndaj tyre do ketë vetting.

Në gare për të marrë drejtimin e SPAK janë prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët gjatë kësaj jave do të intervistohen nga KLP.