Kreu i qeverisw, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mbi procesin e kolaudimit të mjeteve.
Ai ka bërë apel që drejtuesit e mjeteve të kontrollojnë dhe të riparojnë mjetet përpara se çdo udhëtimi, pasi në të kundërt do të jenë direkt përgjegjës, duke rrezikuar ndëshkime, të cilat fillojnë nga gjobat dhe deri në daljen e përhershme të mjetit nga qarkullimi.
“Game Over! S’ka më shaka me kolaudimin”, shkruan Rama ndër të tjera, teksa tregon se nga 15.167 mjete të testuara në 15 ditët e para, 3454 mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin.
Postimi i plotë:
NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE
Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:
10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)
1,156 Autobusa (8%)
?3,179 Kamiona (21%)
617 Rimorkio (4%)
120 Motomjete (0.8%)
32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)
?3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!
?2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!?
667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!
180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!
RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!
Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!
Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!
GAME OVER