Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman. Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner. Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje.
newbahis giriş
Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Chelsea-t, e jo si sulmuesin e saj.
“Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ka thënë gazetarja.
Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai mund të dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.
Siç mund ta shikoni më poshtë, shumë njerëz në mediat sociale e kapën gafën, e natyrisht se nuk munguan as shakatë me gazetaren.