Një video e deputetes Rudina Hajdari, shkëputur nga emisioni “Log” në ABC News, ka tërhequr vëmendjen në rrjet.
Slogani i “Nisma Thurje”, në partinë ku bën pjesë Hajdari, është: “Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur”, për të treguar se Shqipëria ka pasuri dhe resurse të shumta, por se klasa politike në këto 30 vite i ka vjedhur dhe përvetësuar ato.
Gjatë emisionit ajo e ka bërë lëmsh duke nisur: “Ne nuk jemi të vjedhur…”, por ndaloi menjëherë pasi e kuptoi gabimin.