osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gafa e një Presidenti, ose Shqipëria e drejtuar nga katundarët

Gafa e një Presidenti, ose Shqipëria e drejtuar nga katundarët

Nuk është hera e parë që Presidenti i Shqipërisë, i zgjedhur nga votat e mazhorancës vazhdon të kundërshtojë vazhdimisht propozimet e Parlamentit shqiptar, të po atij Parlamenti nga i cili dalin ligjet. Përpjekjet për të penguar mazhorancën drejtuese nga ana e një Presidenti duke kthyer disa projektligje dhe duke mos dekretuar Shefin e SHISH-it dhe tashmë së fundmi propozimin për ministër të Brendshëm nën pretekstin se nuk janë konform neneve të Kushtetutës,ka ngjallur shqetësim në Parlament, por më e rëndësishmja ka shkaktuar pakënaqësi në popull. Vërehet, qoftë ndër biseda, por veçanërisht në linq-et private në Facebook, se shumica e popullatës nuk i miraton veprimet e Presidentit të Republikës. Dhe kjo natyrshëm kur sheh se pavarësisht problemeve të qeverisjes, puna e të cilës vlen për t’u vlerësuar por sigurisht ka plot gabime e të meta të cilat duhen korrigjuar, vërehet tendenca e opozitës për të nxirë vendin në çdo drejtim pa asnjë argument të saktë e të verifikueshëm, por vetëm nëpërmjet retorikave boshe dhe disa mediave private të blera. Interesant është kundërshtimi sinkron i një Presidenti, i cili më tepër se sa roli i një drejtuesi serioz e të paanshëm shteti, po luan rolin e një institucioni opozitar dhe aspak konstruktiv. Përse e konstatojmë këtë?

E konstatojmë këtë argument sidomos në rastin kur ministri i Mbrojtjes, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen, dhe normalisht Kryeministri propozoi një ministër tjetër me një biografi shumë serioze, madje ky individ i propozuar nga kryeministri aktual është ushtarak, gjeneral, (dhe ka qenë propozuar para disa vitesh edhe si kandidat për President, por në atë kohë Presidenti Berisha përzgjodhi një kapter në vend të një gjenerali për President, i cili për mendimin tim u soll totalisht si një partiak se sa si President), por në vend të këtij personaliteti shumë profesionist si kandidati i përzgjedhur nga Kryeministri aktual i Shqipërisë, e refuzoi kandidaturën pa asnjë motiv. Refuzimi i kësaj figure ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje nga populli, por veçanërisht nga Parlamenti shqiptar. Qeveria e përzgjedhur nga ky Parlament ka të drejtën legjitime të zgjedhë ministrat që i nevojiten.

Pyetjet që ngrihen ndaj këtij Presidenti, kur sheh kundërshtimet e vazhdueshme ndaj Propozimeve të Parlamentit për Ligje të nevojshme, dhe refuzimin ndaj dy kandidaturave që ka propozuar Kryeministri sidomos refuzimi i fundit, janë këto:

-Nëse Presidenti ka ndonjë zili apo inat personal ndaj kandidaturës së z.Sandër Lleshi?

-Nëse Presidenti kërkon t’i bëjë karshillëk Parlamentit duke i treguar atij se jam edhe unë?

-Nëse Presidenti ka një bashkëpunim të veçantë me opozitën dhe po përdoret nga ajo si pjesë e luftës politike?

Të para nga këto tre këndvështrime mund të argumentohen kështu:nëse pyetjes së parë mund t’i jepet një përgjigje negative, sepse nuk ka asnjë rast ose motiv personal apo dhe ligjor për ta kundërshtuar propozimin e Kryeministrit, pyetja e dytë mund të ketë një përgjigje të pjesshme pozitive sepse njihet dëshira e këtij individi për t’u dukur dhe për t’u bërë faktor në fatet e Shqipërisë, apo edhe të partisë ku militonte. Interesant ishte fakti në kohën kur ishte me PS, madje i ka bërë karshillëk dhe ish kryetarit Fatos Nano, kur e detyroi qeverinë Nano ta drejtonte qeverinë më 5 zv/ministra gjatë periudhës 2001-2005. Po sigurisht karshillëku katundaresk i Presidentit aktual nëse është pjesë e karakterit të tij nuk mund të jetë motivi kryesori kundërshtimeve të vazhdueshme kundër mazhorancës qeverisëse sepse kundërshtimet kanë përfshirë jo vetëm problemet e ashtuquajtura ligjore që paskan gjetur juristët e Presidencës, por tashmë kanë hyrë në një fazë që vështirë të justifikohen me gabimet ligjore të propozimeve të Parlamentit shqiptar.

Refuzimi pa motiv i dy drejtuesve kyçë gjatë këtyre viteve është një këmbanë alarmi dhe dyshimesh nëse Presidenti po luan rolin e tij si President i të gjithë shqiptarëve dhe i pa-anshëm, por me veprimet e tij po luan rolin si një institucion opozitar në një kohë kur institucioni i Presidencës nuk e ka këtë rol me ligj.

Problemi agravohet edhe më kur në një vështrim të kujdesshëm të veprimeve politike dhe konflikteve të mazhorancës dhe opozitës, konflikte që kanë shkuar shumë larg, ky President në vend që të zbusë situatën dhe t’u kërkojë palëve më tepër bashkëpunim, duket sikur me veprimet e tij të cilat disa nga servilët e tij të medias i quajnë si gjeniale, në fakt janë veprime që përpiqen ta acarojnë situatën edhe më; për pasojë gjendja paradoksale midis luftës absurde politike midis maxhorancës dhe opozitës ka shkuar në një qorrsokak pikërisht sepse Presidenti nuk po e luan rolin e tij si i pa-anshëm.

Cilat janë pasojat? Acarimi i situatës, sepse Presidenti nuk ka bërë asnjë lloj kërkese për bashkëbisedim midis palëve, nuk i ka kërkuar kryetarit të opozitës të përmbajë veten dhe të mos sillet si anti-shqiptar, sepse Presidenti nuk i ka kërkuar mediave televizive dhe atyre të shkruara që të mos abuzojnë me lirinë e shtypit dhe të fjalës, nuk u ka kërkuar mediave vizive dhe atyre të shkruara, të largojnë fjalorin fyes dhe degradues të disa individëve, të cilët kanë mbirë çdo ditë dhe vjellin vrer jo vetëm kundër mazhorancës dhe individëve të caktuar të shoqërisë shqiptare (të pafaktuara), por vazhdojnë të nxijnë jetën sociale dhe politike përpara popullit të tyre, por dhe përballë ndërkombëtarëve, duke ndikuar direkt në hezitimin e ndërkombëtarëve për të integruar Shqipërinë. Së fundmi, Presidenti nuk po ndihmon në asnjë rast përshpejtimin e Vettingut, dhe me qëndrimin e tij po jep përshtypjen që Vettingu të tejzgjatet dhe të mos bëhet, sidomos me rastin kur lejon një gjykatës të KLD që të marrë dy vjet leje?!

Me këto qëndrime, Presidenti ynë do të gjendet përpara një përgjegjësie morale por edhe ligjore në të ardhmen pikërisht për qëndrimin e tij aspak të pa-anshëm por në disa raste edhe provokativ dhe në shërbim të opozitës. Pra pyetja e tretë është me këtë përgjigje që dhashë më sipër. Shpresojmë që Presidenti ynë i nderuar që ka ngjitur shkallët nga fshati për në Presidencë, dhe kjo është një arritje e madhe për të, por mendoj e pamerituar, të luajë rolin e tij si President i të gjithë shqiptarëve me rolin e tij të pa-anshëm dhe jo si avokat i opozitës.

Nga Pirro PRIFTI