osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Future Home dhjetëra punonjës të pasiguruar dhe pa kontrata, indiciet për pastrim parash dhe mashtrim me bilancet

Future Home dhjetëra punonjës të pasiguruar dhe pa kontrata, indiciet për pastrim parash dhe mashtrim me bilancet

Future Home është një kompania ndërmjetësimi të pasurive të paluajtshme. Në faqen zyrtare, Future Home thotë se është kompania më e madhe në Shqipëri në këtë fushë. Edhe nëse nuk është kompania më e madhe, duket qartë se Future Home ka dhjetëra punonjës, si agjentë imobiliarë.

Por, nga një verifikim në tatime dhe bilancet, Future Home rezulton një kompani fantazmë. Në realitet është një kompani relativisht e madhe, ndërsa në letra figuron fantazmë, një skemë kjo e sofistikuar për të shmangur taksat, vjedhur shtetin dhe ndoshta për të pastruar para.

Edhe pse me dhjetëra punonjës real, Kompania Future Home nuk paguan sigurime shoqërore dhe shëndetësore për asnjë nga punonjësit e saj, duke ushtruar një aktivitet ilegal në kundërshtim flagrant me ligjin. Në tatime, kompania deklaron vetëm 8 persona të punësuar si sekretar, me pagë minimale, ndërsa dhjetëra për dhjetëra punonjës të tjerë, nuk paguan sigurime dhe rrjedhimisht nuk ka kontrata pune.

Është një aktivitet masiv ilegal që kryhet prej vitesh nën hundën e Inspektoratit të Punës, Tatimeve, prokurorisë dhe Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Duket se agjentët imobiliar paguhen me përqindje në bazë shitjes së pasurive të paluajtshme. Po ku shkojnë dhe a deklaron paratë që prodhon ndërmjetësimi?

Deri në vitin 2020, kompania nuk ka as bilance, duke ndritur dyshime të forta për pastrim parash. Pas vitit 2020, kompania ka bilance, por nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin financiar real të kompanisë. Kush fshihet pas kompanisë? Si i ka shpëtuar deri më sot kontrolleve? Vijon…