Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër figurë të shquar të tij, pasi është mësuar se është ndarë nga jeta një tjetër pinjoll i familjes Mema. Ish-futbollisti Osman Mema, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
omsan mema
Mema, i rritur në akademinë e klubit të Tiranës, ka qenë një nga ana futbollistë të cilët kanë veshur fanellën si të bardhebluve, ashtu edhe të Partizanit, duke qenë 7 herë fitues i titullit kampion, një nga lojtarët më të suksesshëm që kanë luajtur në futbollin e vendit tonë.
Në karrierën e tij, nga viti 1058, deri në vitin 1971, ai ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, teksa ka luajtur shumë ndeshje ndërkombëtare si me Partizanin, ashtu edhe me Tiranën.