Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule.
Një sulm në zemër rezultoi fatal për Dulen, që ka bërë historinë në ekipin e kamzës.
Në sezonin 2006-2007 arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës që njihej ndryshe si Dajti, në Kategorinë e Parë, ndonëse e mori në vendin e 9-të.
Askush nuk e besonte se ai ekip do të dilte në vendin e parë, duke e mbyllur fazën e dytë me pikë të plota, pra me 11 fitore.
Kjo falë meritës së ish-trajnerit Dule, të cilit sëmundja e rëndë i mori jetën në moshën 60-vjeçare.