Ish-sulmuesi i Sevilla-s, Arsenalit, Real-Madridit dhe i disa skuadrave të tjera ka ndërruar jetë pas një aksdenti t.ragjik.
Mësohet se 35-vjeçari Jose Antonio Reyes, v.diq pas një aksidenti me makinën e tij mëngjesin e sotëm në Sevilla.
Aktualisht spanjolli luante për ekipin e Segunda Division Extremadura, ndërkohë që ka një karrierë mjaft të gjatë si sulmues në ekipet e Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Ai gjithashtu është paraqitur 21 herë për Kombëtaren e Spanjës. Sevilla ishte ekipi i parë ku Reyes debutoi, që në moshën 16-vjeçare.
I trishtuar për humbjen e madhe, ekipi i Sevilla-s bëri nëj status në rrjetet sociale ku shprehu ngushëllimet.