Situata me fushën e “Air Albania” nuk është aspak e mirë, e madje edhe Bjellorusia që kishte planifikur seancën stërvitore të fundit para ndeshjes, duket se është spostuar që ta zhvillojë atë në “Elbasan Arena”.
E gjitha për shkak të tapetit dhe për ta ruajtur atë për ndeshjen e nesërme.
U pa qartë edhe në ndeshjen e fundit ndaj kazakëve se fusha pësoi dëmtime në “të katër anët”, ndërsa më pas kanë ndërhyrë punonjësit e impiantit që ta kthejnë në gjendje optimale dhe kjo mbetet për t’u parë vetëm nesër se si do të jetë tapeti, shkruan VipSport.
Gjithsesi, me shumë gjasa, kjo me Bjellorusinë do të jetë ndeshja e fundit, pasi pritet që të ketë një rikonstruksion të impiantit, sidomos në tapetin e barit…