Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi të premten ndryshime të thella në kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktualë do ta largohen.
Shtypi greke ka pasqyruar gjerësisht ndryshimet e fundit që Kryeministri Rama ka bërë në qeverinë e tij.
Ja çfarë shkruajnë mediat greke
Agjencia e Lajmeve In.gr shkruan: “Ndryshime -fshesë nga Rama. Dy Kosovarë në qeveri”.
Gazeta “Proto Thema” shkruan: Ndryshime të thella nga Edi Rama- Ikin 6 Ministra ndërmjet tyre edhe Ministri i Jashtëm Bushati”.
Gazeta “Ethnos” nën titullin “Ndryshime ekspres nga Edi Rama” ndalet tek ndryshimet ne Ministrine e Jashtme dhe shkruan se “Ministëri i ri i Jashtëm është kosovari Gent Caka. Fillimisht ka qënë këshilltar diplomatik i Ramës dhe nga Qershori i 2018 u emëruar Ministër Plotësues i Punëve të Jashtme.”