Abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, një prej tyre për skandalin 2 mln euro të byzylykëve elektronikë kanë çuar në pranga 4 ish-zyrtarë e zyrtarë të kësaj ministrie.
Lidhur me dosjen, Artan Hoxha tha se këta persona që janë arrestuar nuk janë përgjegjësit kryesorë, pasi sipas tij të mëdhenjtë nuk janë kapur.
“Opinioni që kam unë duke parë dosjen, këtu të mëdhenjtë nuk janë këta që janë kapur. Ajo që ka synuar Prokuroria ka arritur deri këtu. Duke patur parasysh tenderat për të cilat bëhet fjalë, pozicionin që këta kanë, nuk besoj ta kenë bërë këta persona. Nuk kanë as kapacitetin , por edhe mbështetjen. Kam frikë që ishalla nuk del si rasti i tenderit në Elbasan. Pra e them që këta nuk janë personat që janë përgjegjësit kryesorë”, tha Artan Hoxha në Report Tv