Një sulm ka ndodhur në Toronto rreth orës 13:00 te orës lokale, ku një furgon i bardhë ka plagosur 16 persona dhe kanë mbetur të vdekur rreth 9 njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në Young Street, Finch Avenue East, në Toronto Kanada. Ndërkohë ka pasur disa sulme të ngjashme dhe në Europë.
Sipas njoftimeve lokale, policia ka ndaluar shoferin e automjetit, ndërkohë është mbyllur zona dhe është ndaluar kalimi.
Sulmi në Toronto, kryeminstri Trudeau: Jemi pranë familjes, po ndjekim situatën
Reagon kryeminstri kanadez Justin Trudeau në Twitter, për sulmin ndaj turmës së njerëzëve në Toronto të Kandasë:
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që preken nga incidenti i tmerrshëm në Yonge dhe Finch në Toronto. Faleminderit për respondentët e parë që punojnë në vendngjarje. Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, shkruan Tredeau ne Twitter.