osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fuqia e shtetit e shndërron qytetarin e ndershëm në armik

Fuqia e shtetit e shndërron qytetarin e ndershëm në armik

Miljenko Jergoviç* – Me datë 22 shtator 1967, ishte ditë e premte, po ashtu si edhe këtë vit, viti 2017, do të jetë e premte. Këtë ditë, pikërisht para pesëdhjetë viteve, shkrimtari Aleksandër Sollzhenicin u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve Sovjetikë. Në pamje të parë kjo edhe nuk ishte ndonjëfarë ngjarje me rëndësi, gjithsesi jo diçka për të cilën duhet të kujtohemi gjysmë shekulli më vonë.

Por, në faktin që shkrimtari u përjashtua nga Lidhja e shkrimtarëve ka edhe një detaj të imët administrativ: ndoshta, edhe sipas statusit të Lidhjes, gjithsesi edhe sipas rregullave joformale të epokës, ai që përjashtohej nga bashkësia esnafo-ideologjike pas këtij akti e kishte të pamundur të botonte.

Pra, atë ditë, me 22 shtator 1967, Aleksandër Sollzhenicini pushoi së qeni shkrimtar sovjetik. Një pushtet i zgjidhi të gjitha problemet me këtë njeri kryengritës duke vendosur të bëjë sikur ai nuk ekziston. Por kishte vetëm dy mënyra që shkrimtarin në Rusinë sovjetike mund ta bëje të paqenë: e para, rusët janë një popull që lexon shumë dhe e do letërsinë, popull i cili harron me vështirësi shkrimtarët e tij qofshin atë edhe të dënuar, dhe e dyta, fakti që u ndalua në Bashkimin Sovjetik, bëri që Solzhenicini të bëhej më i madh dhe më i rëndësishëm për Perëndimin.

Gjithsesi, koha e Luftës së Ftohtë ishte periudhë e lumtur për njerëzimin, sepse çdo hall i njeriut me shoqërinë dhe me regjimin ku jetonte nga ana tjetër e barrikadës merrte një sadisfaksion, qoftë ky edhe simbolik. Por Lufta e Ftohtë ishte e mirë edhe për diçka tjetër: letërsia atëbotë ishte e rëndësishme, arti dhe filmi ishin të rëndësishëm, ndërsa lufta zhvillohej në njëfarë mënyre si njëfarë olimpiade kulturore.

Kryesisht Perëndimi, me shumë pak sukses, u përpoq të ishte më i madh dhe më letrar se Rusia. Por kur do ta kuptonte si fuqia e tij bazohej pikërisht në trivializëm, se fuqia e kapitalizmit dhe e së ashtuquajturës demokraci parlamentare në trivializëm, në koka-kola dhe në aparatet elektrike shtëpiake, në pantallonat xhins dhe në muzikën e popullarizuar, komunizmi, sëbashku me të Bashkimin Sovjetik, sapo kishte nisur rrugën drejt theqajfes. Megjithatë, deri në atë kohë, ka ende njëzet vite të mira, dhe e gjitha ende dukej e fortë dhe e përjetshme, ndërsa ndalimi që i bëhej një shkrimtari për të botuar veprat e tij dukej i përjetshëm dhe definitiv.

Aleksandër Sollzhenicini u formua si disident dhe armik si gabim sistemi të një pushteti ideologjik paranojak. Krijuan nga ai armikun, megjithëse kjo nuk ishte aspak qëllimi i vetë atij. Ishte i ri shembullor, kishte studiuar me zell matematikë, në kohën e Luftës Patriotike kishte treguar trimëri dhe korrektësi politike për tu pasur lakmi, në sajë të matematikës dhe fizikës ishte dalluar si artilier i zoti, kishte përparuar deri në postin e komandantit të baterisë së topave, dhe pastaj e pësoi për një shkak fare të çuditshëm: nuk mbajti parasysh sa duhet faktin se letrat e ushtarëve, si gjithçka tjetër, në atë kohë censuroheshin me hollësi, dhe se ekzistonin njerëz që jetojnë me këtë punë, se u duhet të plotësojnë normën, dhe duhet patjetër që në letrat që kontrollonin të gjenin diçka antishtetërore.

Në këtë rast gjetën se ai kritikonte shokun Stalin, kjo bëri që të arrestohej me shpejtësi, të gjykohej dhe të dërgohej në një kamp pune, ku do të qëndronte për tetë vite, pas të cilëve erdhi internimi në Azinë Qendore. Në kampin e punës fillon procesi i shndërrimit shpirtëror, emocional dhe politik të Sollzhenicinit.

Iu desh kohë e gjatë, madje shumë e gjatë që të shndërrohej në armik, dhe, sikur të mos kishte patur një talent letrar rudimentar dhe rrëfimtar, ka shumë mundësi që të mos ia kishte arritur të bëhej i tillë. Duke shkruar rrëfimet e tij dokumentare nga kampi i punës, kronika dhe vëzhgime, Solzhenicini përjetoi edhe një herë atë që i kishte ndodhur, por tashmë si një njeri që kampin e punës e shihte jo më si i burgosur, por si një njeri i cili diskuton si i barabartë me uzurpatorët e lirisë njerëzore. Letërsia është e rrezikshme sepse e çliron shkrimtarin.

Por ai akoma nuk ishte bërë armik. Pas fjalimit të fshehtë të Nikita Hrushovit, në Kongresin e Njëzetë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Solzhenicini, si edhe mijëra viktima të tjera të regjimit stalinist, u rehabilitua dhe iu asgjësuan vendimet gjyqësore, iu kthyen të drejtat qytetare, por novela e tij e gjatë, apo më mirë të themi romani i shkurtër me titull “Një ditë në jetën e Ivan Denisovit”, u publiku, gjoja nënë patronatin e Nikita Hrushovit në një milionë kopje. Kjo prozë, e fuqishme, gjithëpërfshirëse edhe pesëdhjetë e pesë vite pas publikimit të saj është përdorur si mjet katarsisi gjatë daljes nga epoka staliniane.

Jo vetëm që nëpërmjet saj viktimat e regjimit fituan të drejtën e qytetarisë, por edhe qytetarët e zakonshëm të heshtur, përfaqësues të asaj shumice që mbështet çdo diktaturë sepse i duket se nuk ka zgjedhje tjetër, fituan të drejtën të flasin për ndjenjat dhe frikërat e tyre në kohën e diktaturës staliniste. Asnjë libër në shekullin e njëzetë nuk pati atë rëndësi shoqërore që pati „Një ditë në jetën e Ivan Denisovit”. Por e gjitha zgjati pak, rrota e historisë ngeci në baltë, ndërsa Bashkimi Sovjetik ia filloi të zhytej në diçka nga e cila vërtetë që nuk kishte kthim prapa në erën staliniane, por gjithsesi ishte diçka e ngjashme me të.

Në krye të shtetit erdhi Leonid Brazhnjevi, ndërsa Sollzhenicini, i frymëzuar nga lavdia dhe vetëbesimi, vazhdoi të shkruante vëllime e vëllime të tëra të shkrimeve të tij haptazi antisistem dhe antikomuniste, të cilat pastaj kalonin kontrabandë në Perëndim ku edhe botoheshin. Në këtë kohë dalngadalë u bë edhe besimtar ortodoks, e për pasojë edhe fanatik fetar. Kjo e bëri të mendonte se ishte i pathyeshëm, të pagatshëm për kompromise jetësore apo të çdo lloji tjetër, në atë masë saqë me çdo gjest të tij të radhës, gjithnjë e më shumë i vetëofrohej regjimit për ta likuiduar. Sikurse formohen befas bombëvënësit vetëvrasës, po ashtu edhe Solzhenicini u shndërrua në shkrimtar vetëvrasës. Por Brezhnjevi nuk i vriste shkrimtarët, sepse një gjë e tillë vetëm se do t’ua ngrinte çmimin dhe rëndësinë në Perëndim.

Tre vite pas dëbimit nga shoqëria e letrarëve, në vjeshtën e vitit 1970, Aleksandër Solzhenicini u nderua në Stokholm me çmimin Nobel. Ishte ky një prej atyre viteve në të cilët komiteti i Nobelit vendoste që nëpërmjet gjestit të fuqishëm politik t’i jepte rëndësi dikujt në botë ose në mendime, duke shpërblyer idenë dhe jo vetëm përfaqësuesin e saj apo shkrimtarin. Vetëm pesë vite më parë, dhe vetëm një vit pas zëvendësimit të Hrushovit, ata shpërblyen Mihal Shollohovin shkrimtarin sovjetik që qëndronte në anën tjetër të barrikadës në të cilën qëndronte Solzhenicini. Kjo ishte gjithashtu një gjest politik, gjë që nuk do të thotë se Shollohovi apo Sollzhenicini nuk e merituan çmimin. Po, e merituan që të dy, megjithëse atë të parin nuk e lexon më askush, ndërsa të dytin e lexojnë për shkaqe kryesisht të gabuara.

Në këtë kohë Sollzhenicini shkruante me të madhe “Arqipelagun Gulag”, një libër shkatërrimtar prej shumë vëllimesh me karakter dokumentar, e cila me siguri që përbën kulmin e literaturës jo vetëm antistalinite, por edhe antikomuniste madje edhe antisovjetike. Për këtë, letërsia e tij, antikomuniste dhe antisovjetike u bë në sajë të komunistëve sovjetikë edhe vetë Leonid Brezhnjevit, të cilët nuk ishin në gjendje të përballeshin me trashëgiminë e erës staliniste sikurse e pati provuar Hrushovi. Por gjithsesi, „Arqipelagu Gulag”, kundër botimit të të cilit ambasadat sovjetike ngërtheheshin dhe luftonin me dëshpërim në mbarë botën, është vepër dokumentare kanonike nga zhanri i dëshmive letrare mbi shekullin e njezetë. Është një libër të cilin çdo njeri i shkolluar duhet ta lexojë sëpaku një herë në jetën e tij qoftë edhe kalimthi.

Kur nuk dinin se çfarë të bënin me të, dhe për më tepër në kohën që po i mundte me shkrimet edhe vetëvrasjen e tij, sovjetikët e dëbuan Aleksandër Sollzhenicinin nga atdheu dhe i morën shtetësinë (Në atë kohë akti i marrjes së shtetësisë ishte praktikuar vetëm nga Gjermania e Hitlerit). Pas një qëndrimi të shkurtër në Gjermani dhe Zvicër, ai vazhdoi më tutje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri në vitin 1994. Perëndimi nga ai krijoi një ikonë, gjë që bëri që në fund të jetës së tij ai edhe të sillej si ikonë: nacionalist i ngrysur rus, armik i Perëndimit dhe traditave perëndimore, profet i së ardhmes së madhe të Rusisë, racist dhe madje herë-herë edhe antisemit, Sollzhenicini i pjekur dhe i tejpjekur tashmë e përfundoi jetën e tij me mohimin e plotë të asaj për të cilën kishte luftuar. Sepse, për lirinë nuk foli më asnjë fjalë. Shteti i cili nga ai kishte krijuar armikun kishte kohë që nuk ekzistonte.