osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Funerali i Kacifas mund të bëhej një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë, Tirana i bëri nder dhe shpëtoi Athinën

Funerali i Kacifas mund të bëhej një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë, Tirana i bëri nder dhe shpëtoi Athinën

Nga Alban Dudushi

Shqiptarëve u bëri nder mosreagimi i ashpër ndaj funeralit të ditës së djeshme. U bëri nder jo vetëm sepse ishin të vetmit që nderuan Kacifasin, si një të ndjerë që ikën nga kjo botë, pra respektuan heshtjen dhe dinjitetin të cilat i meriton një i vdekur, kushdo qoftë ai, pavarësisht asaj që ka bërë në të gjallë, por edhe sepse treguan që nuk bien në nivelin e një llumi ksenofob dhe me tipare naziste, si ata që u panë në funeral dhe të tjerët që i shtyjnë drutë e zjarrit nga Athina politike.

Në ditët në vazhdim, ashtu si dikur, asnjë grek nuk ka për të ndjerë trusninë më të vogël në këtë vend, për shkak të Bularatit. Kjo përsëri është në nderin e shqiptarëve.

Por po ashtu qeveria shqiptare dhe shtetasit e këtij vendi, i bënë një nder shumë të madh edhe Athinës zyrtare.

Ata iu gjendën në krah Greqisë në një ditë të vështirë, ku trupi i një të ndjeri rrezikonte të kthehej në një urë zjarri për të djegur Pallatin e Qeverisë së dobët greke. Në këtë situatë të shpërthimit të populizmit, “Agimi”, i cili ka konsoliduar pozitat e tij në Greqi, shikon një mundësi të “Artë”.

Heronjtë e shpikur, martirët janë ata që shërbejnë për të shtrënguar rradhët. Kjo është një metodë e vjetër dhe gjithmonë efikase. Kacifas është martiri i rradhës që Agimi i Artë kërkonte dhe i erdhi si me porosi.

Por funerali i tij mund të bëhej dhe një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë dhe pikërisht këtë shmangu Tirana zyrtare. Cipras dhe të githë Athinjotët e Politikës, që për hir të së vërtetës, në përgjithësi nuk janë shquar për mirënjohje, duhet ta mbajnë shënim këtë nder që i bëri Shqipëria.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Tirana ka treguar se ka më shumë koka të ftohta se sa Athina. Ose në Athinë, kokat e ftohta nuk dëgjohen aq shumë për shkak të korrit ulëritës të Ekstremistëve me kryq e me flamur. Sido që të jetë edhe kjo është në dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani në nëntor, e gjithë Europa përkujton 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Një luftë e cila nisi nga një vrasje në Sarajevë. Ishte lufta që, kur përfundoi, të gjithë mendonin se do u jepte fund të gjitha luftrave. Por në pauzën e viteve 20-30, shpërthimi i populizmit, nacionalizmit, fashizmit dhe nazizmit, përgatiti një kasaphanë edhe më të madhe. Luftën e dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa përjetoi paqen më të gjatë në historinë e saj dhe zhvillimin më të madh ekonomik dhe nivelin më të lartë të jetesës që kanë patur ndonjëherë popujt e saj.

Rënia e Murit të Berlinit, pa të vraponin në këtë festë të madhe të mirëqënies dhe zhvillimit, të jetës së dinjitetshme dhe të begatisë edhe popujt që dilnin nga errësira komuniste. Por ja ku jemi përsëri me frikërat e populizmit që po merr revansh, me një Europë që ka humbur busullën dhe me zjarre konfliktesh që bëjnë të dynden me miliona fatkëqinj në këtë kontinent. Dhe shprehja e hershme që “njerëzimi e lexon historinë, por nuk mëson kurrë prej saj” vërtetohet edhe njëherë. Dhe më të pamësuarit e historisë duket se ishin ata pjesëmarrës në funeralin e të ndjerit Kacifas, si dhe të gjithë ekstremistët që duan të skuqin edhe njëherë diellin me gjak shqiptarësh, por që pashmangshmërisht merr në lumë gjithë Europën dhe Botën.