osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Fundi i “Tarzanit plak” Berisha/ Rama i hoqi rojet, Basha i hoqi mandatin, BKH e SPAK do t’i heqin lirinë e pasurinë

Fundi i “Tarzanit plak” Berisha/ Rama i hoqi rojet, Basha i hoqi mandatin, BKH e SPAK do t’i heqin lirinë e pasurinë

Po komentohet, si rënie e “monumentit” të tij politik e bashkë me të Ilir Metës, si mbyllje e këtij tranzicioni të zi 30-vjeçar, që “monument” të fundit në proces çmontimi, kanë vazhduesin, kopjen dhe ekuivalentin e tyre, Edi Rama

Data 20 shkurt, simbol i rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, u shoqërua me dy momente delikate për 75-vjeçarin Sali Berisha, plakun trazovaç e përbindësh të politikës shqiptare, objekt urrejtjeje e denigrimesh prej shqiptarëve, për shumë ngjarje e akte qeveritare, që kanë lidhje me emrin, familjarët dhe kamikazët e tij.

Momenti i parë/ Në datën 20 shkurt 2019, ish-kreu i PD prej 23 vitesh e ish-politikan prej 29 vitesh, iu bind trashëgimtarit partiak Basha dhe firmosi dorëzimin e mandatit të deputetit, rrjedhimisht edhe imunitetin, prej të cilit, nuk është prekur nga drejtësia në shumë raste skandalesh e krimesh njerëzore, të akuzuara e të faktuara.

Momenti i dytë/ Në datën 20 shkurt 2019, Garda e Republikës, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe me miratim të Kryeministrit Edi Rama, i hoqi Sali Berishës, rojet policore shtetërore, të cilët e shoqëronin prej afro 6 vitesh, qysh pas dorëzimit të detyrës si kryeministër, megjithëse ligji e përcakton vetëm 3 vite pas detyrës, por sigurimi vazhdonte, mbasi kishte sinjale, për sulme hakmarrjesh “kanunore” ndaj tij.

Momenti i tretë/ Ndërsa Edi Rama, i hoqi rojet e Gardës, Lulzim Basha i hoqi Sali Berishës, mandatin e mbrojtjes ligjore, por pas krijimit së strukturës, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim të Organizuar (SPAK), e kanë të parin në listë, për t’i hequr lirinë e pasurinë, bashkë me të Ilir Metës, Fatmir Mediut e gjithë politikanë-përbindëshat e këtij tranzicioni majtas-djathtas./Pamfleti