osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fundi i një dhjaksi!

Fundi i një dhjaksi!

Ka një mit që qarkullon në politikën shqiptare, të një njeriu trim që nuk trembet nga kurrgjë dhe që i del në pah goditjeve dhe sulmeve të kundërshtarëve politikë dhe jo vetëm.

Të një politikani që nuk trembet nga asnjë bandë kriminale dhe ia lexon emrin në kuvendin e Shqipërisë, të një lideri që edhe nën armët e kallashnikovit të 1997 duroi për të mbajtur shtetin.

Të gjitha sa më sipër janë legjenda të ndërtuara nga makineria e propagandës që është Sali Berisha përmes pseudonimeve të tij apo mediave që komandon me bordero.

Fjala vjen në 1997 përmes ish mikut dhe krahut të tij të djathtë shkroi një libër për Revolucionin Komunist të 1997 që në fakt ishte kundërhistoria e asaj që kishte ndodhur në atë vit të mbrapshtë. Më tej në kohën në opozitë shkruante me pseudonime në gazetën RD për t’i shpalosur në kuvend si shkrime heroike të shtypit të lirë. Në ditën që ndodhi Gërdeci u fsheh duke ngatërruar emrin e baxhanakut të tij dhe duke e mohuar dijeninë për të, pastaj përdori emrin e të shoqes për të maskuar akoma më shpifur të vërtetën.

Në 21 janari 2011 pasi turma ishte larguar dhe Edi Rama kishte humbur revolucionin e tij ai goditi turmën përmes gardës dhe më pas refuzoi që të dorëzonte fajtorët. Në 17 maj 2021 deklaroi se do të përballej vetë me SHBA përmes një gjyqi (që nuk ndodhi kurrë) dhe më pas përçau PD-në. Në dhjetor 2022 premtoi që do të organizonte partinë konservatore shqiptare por përfundoi në detashmentin trushplarës.

Të gjitha këto janë momente domethënëse që shpjegojnë shumë sikundër shpjegojnë dhe shtrembërimet në garën për kryetar të PD. Momente decizive që janë domethënëse dhe kuptimplota për të arritur në ditën e sotme ku Berisha ka thërritur në një protestë fanatikët e tij duke u fshehur. Si një hilacak, mashtrues dhe frikacak Berisha po përdor emra të tjerë për t’ia vendosur emrin frikës që ndjen. Pse vallë?

Nuk është e lehtë, të përballesh me SPAK që drejtohet nga SHBA dhe të shkosh përpara drejtësisë ndonëse pas teje ke një armatë ish-gjyqtarësh dhe ish-prokurorësh të shkarkuar nga vettingu që i bëjnë mbrojtjen. Nuk është e lehtë të përballesh me indiferentizmin e një shoqërie që e ka damkosur që në 2013 si nongrata dhe të papëlqyer një herë e përgjithnjë, ndonëse pas vetes ke gjithë surrogatët mediatikë që rininë e tyre e kanë shoqëuar duke shkruar shkrime kundër Berishës ndërsa sot paguhen për të shkruar pro tij. Nuk është aspak e lehtë të hmbasësh sharmin që i ka vendosur vetes së tij për të sunduar pa u trembur se një ditë do të japësh llogari.

Tani fati nuk i buzëqesh më, emri i tij është rrethuar nga SPAK dhe mbështetja e tij ndërkombëtare është vetëm tek disa minjonë që studiojnë jashtë Shqipërisë dhe kaq. Departamentet e Sali Berishës që gjoja duan të përthithin trurin dhe që nën rrogoz punojnë për të dërguar letrat kancelarive perëndimore janë bllokuar plotësisht dhe emrat e tyre janë vendosur në listën e zezë të atyre që nuk dëgjohen dhe lexohen më.

Trimi Berisha ka mbetur i vetëm me frikën e tij që tani nuk ka as guximin ta fshehë. I vetëm, duke u dridhur me shpresën se protesta do të dëshmojë se është i plotfuqishëm. I turpëruar, poshtëruar dhe me shpresën se një armë do shkrepet diku për të nxjerrë një viktimë që padyshim do ta përdorë për të shpëtuar. Nuk dihet në do mund t’ia arrijë, por ajo që dihet është se tanimë ai do të përdorë çdo armë për të shpëtuar veten e tij. Ky është fundi i dhjaksit që qeverisi 3 dekada vendin! Dhjaksit Sali!/ Faktor.al