Ish-kryeministrit Sali Berisha i duhen të paktën 1500 firma për të thirrur Kuvendin Kombëtar të demokratëve. “Foltorja” e Berishës, i ka grumbulluar firmat e nevojshme.
Ish-lideri i demokratëve, synon që kërkesën e tij ta nënshkruajnë më shumë se 50% e delegatëve. Por cila do të jetë rruga që do të ndjekë Berisha për të njoftuar anëtarët e Kuvendit të Partisë Demokratike?
Një nga mbështetësit e fortë të “Foltores” së Berishës, Indrit Hoxha tregon hapat që do ta çojnë ish-kreun e demokratëve deri në njoftimin e anëtarëve të Kuvendit. Statuti i partisë përcakton se pas kësaj faze, ngrihet një Komision për të drejtuar punimet.
Emrat e anëtarëve duhet të propozohen nga kryetari i PD, Lulzim Basha. Për të vijuar në rrugëtimin e tyre, mbështetësit e foltores kanë përpiluar dhe agjendën e punimeve në Kuvend.
Fundi i 2021 sipas kësaj nisme, e gjen PD me kryetar të ri.
Kujtojmë se nisma e Berishës, gjeti mbështetje nga deputetë demokratë të cilët në njëfarë mënyre tradhtuan liderin aktual të partisë, Lulzim Bashës, dhe iu bashkuan ish-liderit.
Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Bujar Nishani dhe Luçiano Boçi i janë bashkuar rrugëtimit të Berishës gjatë takimeve me demokratët shqiptarë.