Në maj të vitit 2019, mbaron odiseja dhjetëvjeçare e banorëve të Durrësit për problemet me furnizimin me ujë të pijshëm.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Durrësi se “ujësjellësi do të përfundojë në fund të majit të vitit të ardhshëm, duke siguruar një sistem uji të pijshëm të ri, modern dhe me shërbim cilësor”.
“Sot jemi në një fazë kur po ndahemi nga ujërat e zeza në det. Nga zona pranë Shkëmbit të Kavajës edhe deri këtej nuk kemi më derdhje të ujërave të zeza në det. Ato janë të kanalizuara. Tani jemi në fazën e dytë, atë të ndërtimit të kanalizimeve”, tha Rama.
Ai theksoi se, “që tani ka një ndryshim shumë të ndjeshëm të cilësisë së ujit në det”.
Po ashtu, Rama theksoi se “këtë vit do të bëhet edhe një ndërhyrje në një bllok në plazh pranë Shkëmbit të Kavajës, një model t’u zbatuar gjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit”.