osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Fullkrug nderon ‘Panzerat’ në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Fullkrug nderon ‘Panzerat’ në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024 mbylli ndeshjet e Grupit A, me Gjermaninë dhe Zvicrën që kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8. Ndërkohë Hungaria fitoi 0-1 kundër Skocisë dhe siguron tri pikë që i sjellin vendin e tretë dhe e mbajnë në lojë për kalimin më tej.

Zvicër1-1 Gjermani/ Në stadiumin e Frankfurtit vendasit e Nagelsmann u nderuan nga goli i Fullkrug në shtesë, teksa kundër Zvicrës dueli u mbyll 1-1. Ishin gjermanët që shënuan me Andrich pas 17 minutave lojë, por VAR anuloi gjithçka për faull. Pas këtij rasti Zvicra shtoi sulmet dhe shënoi me Ndoye, për ta mbyllur 1-0 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë loja ishte me raste, teksa duhej shtesa e dytë që Fullkrug të gjente golin e barazimit dhe t’i jepte gjermanëve një pikë për ta dërguar në vendin e parë me 7 të tilla. Ndërkohë Zvicra me pesë pikë mban vendin e dytë.

Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë
LEXO EDHE:
Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë
Skoci 0-1 Hungari/ Dramë në Stuttgart. Hungaria iu fal golit të Csoboth në minutën e 90+10 dhe shkon në kuotën e tri pikëve, duke qenë në garë për një vend në 1/8. Rezultat ky që nuk i duhej Shqipërisë që kërkon të jetë në garë për vendin e tretë në Euro 2024 në Grupin B. Skocia del kështu jashtë Euro 2024.

Veç lojës dhe rasteve, në stadiumin e Stuttgart pati edhe panik pasi në minutën e 70-të Varga i Hungarisë u përplas në zonë dhe u dërgua në spital.

Grupi B/ Ndeshjet e treta dhe të fundit në grup do vijojnë nesër me Grupin B. Në 21:00 luhen Shqipëri – Spanjë dhe Kroaci – Itali.

Formacionet zyrtare të Zvicër 1-1 Gjermani:

Zvicër: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Ëidmer, Freuler, Xhaka, Aebichner, Ndoye, Emboli, Rieder.

Gjermani: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Ëirtz, Havertz.

Formacionet zyrtare Skoci 0-1 Hungari:

Skoci: Gunn, Ralston, Robertson, McTominay, Hanley, McGinn, McGregor, Adams, Hendry, Gilmour, McKenna.

Hungari: Gulacsi, Orban, Szoboszlai, Kerkez, Schafer, Bolla, Styles, Varga, Sallai, Botka, Dardai.