Pak orë e ndajnë kreun e gjykatës së Apelit Shkodër Fuat Vjerdha që të dalë përpara komisionit të pavarur të kualifikimit, aty ku sita e këtij organi do të filtrojë veprimtarinë e këtij gjyqtari në 3 drejtime. Por natyrisht Vjerdha nuk e pret i qetë për sa kohë që mbi supe i di fare mirë me dhjetra vendime që ka marrë në shkelje të ligjit, apo duke favorizuar haptazi, madje edhe figura publike, që gëzonin poste të ndryshme në shtet.
Një prej këtyre rasteve skandaloze është edhe ai me protagoniste ish prefekten e Shkodres asokohe, sot kryetaren e bashkisë në detyrë, Voltana Ademin. Kjo e fundit u dënua nga shkalla e parë në vitin 2012 për veprën penale të “Vetegjyqësisë”.
Sipas vendimit të gjykatës i shpallur asokohe, në 19.07.2012, thuhet se Voltana Ademi në bashkëpunim me një të afërmin e saj kanë kryer “vetegjyqësi”. Për këtë vepër penale Ademi është dënuar me 30 mijë lekë gjobë, e po më këtë shumë edhe personi tjetër.
Mirëpo ky vendim natyrisht që do të ndikonte jo pak në figurën e Ademit dhe mbi të gjitha për postin që mbante dhe ambicjet që do të kishte më vonë, prandaj i duhej me se sbën fshirja e kësaj njolle. Për këtë ajo ankimoi çeshtjen dhe as më shumë e as më pak, dyert e zgjidhjes do ti gjente në shkallën e dytë, gjykatën e Apelit. Për këtë u kujdes që çeshtja të mos sillej nëpër duart e gjykatësve të tjerë, por të kishte si benjamin, Fuat Vjerdhën.
Çeshtja u regjistrua me numer (58317-00381-50-2012) ku statusi i saj ishte “Përpunim”, ku e pandehur ishte Ademi dhe dy shtetas të tjerë, ndërsa gjyqtar as më shumë dhe as më pak Vjerdha. Ky i fundit pasi më herët ishte takuar me Ademin dhe i kishte siguruar kësaj të fundit pafajsi, nuk vonoi dhe në sallën e gjyqit lexoi vendimin ku thuhej se “Prishet vendimi dhe pushohet çeshtja penale, për shkak se nuk vërtetohet fajësi”. Ademi dhe personi tjetër dolën kështu të “pastër” ndërsa personi i tretë mbajti vendimin e shkallës së parë në fuqi.
Natyrisht që ky ishte një rast i pritshëm dhe për Vjerdhën nuk kishte se si të mos shkonte në këtë linjë, pasi ai duhej ta mbante mire me prefekten e Shkodres, titullare e lartë dhe përfaqësuese e qeverisë së asaj kohe, që e shpërbleu përmes presidentit të saj me postin e kryetarit më pas Vjerdhen. Post që e mban edhe sot.
Por gjyqtari Shkodran kuptohet që ka edhe shumë dosje të tjera dhe ankimime që i kanë mbërritur KPK-së, në të cilat parashtrohen shkeljet që ky gjyqtar nën petkun e togave të zeza dhe në emer të Republikës së Shqipërisë, ka marrë përgjatë këtyre viteve. Ademi mund të jetë një rast i lehtë që ky gjyqtar ka kapërcyer në gjithë këto vite në sistem, por natyrisht është një prej shembujve që tregon më së miri se si drejtesia ka favorizuar njerëzit me pushtet, ato me para dhe të fortit që kanë vendosur sa herë kanë dashur duke e kthyer ligjin në maliq./ShkodraNews