Në mbrëmjen gala “më të mirët 2023” të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit u vlerësuan protagonistët kryesorë, djem e vajza të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre në fushën e gjelbër.
Në mbrëmjen festive të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Republikës Bajram Begaj. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe ish-trajneri Giani De Biasi. Me kërkesë të kryeministrit, Presidenti Begaj i dorëzoi pasaportën shqiptare trajnerit Sylvinho. Ndërkohë që Rama njoftoi gjithashtu se të gjithë futbollistëve të Përfaqësueses do t’u rinovohet pasaporta diplomatike.
Sa i takon çmimeve më të rëndësishme, Klaudia Borçi dhe Arlind Kurti u shpallën talentet e vitit 2023. Këpucët e arta u rrëmbyen nga Florent Hasani dhe Valentina Troska, ndërsa çmimin “topi i artë 2023” e fitoi futbollisti i Partizanit Arinaldo Rrapaj. Arbitri i vitit u përzgjodh Enea Jorgji ndërsa Orges Shehi trajneri i vitit.
Shpërthen Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Flluska gënjeshtare dhe hipokrite ku jeton politika përballë drejtësisë
Nga fituesi i ‘Topit të Artë 2023’ te talenti, trajneri dhe formacioni i vitit, FSHF ndan çmimet për më të mirët
Fedarata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë çmimet prestigjoze për futbollistët më të mirë në klubet shqiptare gjatë vitit 2023.
Konkretisht:
Futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj merr çmimin “Topi i Artë 2023”.
“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.
Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 18-vjeçari i cili luan në pozicionin e rolit të mbrojtësit të krahut ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni , duke dhënë kontributin e tij jo vetëm te Laçi por edhe te ekipi Kombëtar U-19, ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Orges Shehi fitoi çmimin “Trajneri i vitit 2023”
Enea Jorgji është përzgjedhur arbitri i vitit
Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dëamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).
Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.