Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar Vettingut kanë “ngelur në klasë”. Pasuria ka djegur pjesën më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në fakt për shkak të pasurisë dhe për të mos u diskretuar gjatë procesit të Vettingut, disa gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen që në fillim.
“Shpata” e Vettingut për disa ka qenë e pamërshishme për disa prej tyre, ndërkohë për pjesën tjetër që kanë kaluar, ka reaguar Komisioneri Publik.
Deri në datën 24 dhjetor të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimin në detyrë të 20 gjyqtarëve, 18 prokurorëve dhe 4 ndihmësve ligjorë, 35 vendime për shkarkimin nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor, 7 vendime për ndërprerjen e procesit për 4 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësve ligjorë të Gjykatës së Lartë.
Vetëm përgjatë vitit 2018, gjysmën e njerëzve të drejtësisë kanë rënë në Vetting, ose kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të pasurisë.
Edhe në 2019-ën është mbajtur i njëjti ritëm. Pjesa më e madhe e shkarkimeve nga KPK kanë ardhur si pasojë e mosjustifikimit të pasurisë, apo të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë.
“Të paprekshmit e drejtësisë”
Një numër i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu, do t’i drejtohen Strasburgut, pasi konsiderojnë se janë shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërsa pjesë tjetër e të shkarkuarve, po vijon të gëzojë pasurinë që nuk e justifikuan dot në Vetting, ashtu siç po bëjnë të dorëhequrit.
Deri më tani vetëm për një zyrtar të drejtësisë që është dorëhequr më herët, kanë filluar hetimet për pasurinë. Ai është ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndërsa për të tjerët nuk ka pasur asnjë reagim.
Lënia e milionerëve jashtë sistemit të drejtësisë është e pamjaftueshme, ndaj tyre duhej të hapej dhe një hetim penal për pasuri të paligjshme.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pritet të jetë institucioni që do të marrë kompetencat për këto raste, njësoj si për politikanët e korruptuar.
Por, deri atëherë gjyqtarët dhe prokurorët e luksit që nuk i mbijetuan dot Vettingut do të vijojnë te flenë mbi miliona.
Ja emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe emrat e atyre, që janë ankimuar nga Komisioneri Publik.
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
LEXO EDHE: Deputeti socialist drejt burgut?/ Zbardhet pasuria e Ervin Bushatit
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës
Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës
Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës
Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit
Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme
Dritan Gina, Prokuroria Elbasan
Artor Ylli, ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Alma Liçaj, Gjykata Vlorë
Shpëtim Kurti, Prokuroria Tiranë
Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
Luan Dërvishi, Gjykata e Apelit Shkodër
Dritan Seci Prokuroria e Tropojës
Artan Bajrami, Prokuroria e Krimeve të Rënda
Petrit Çeno, Gjykata e Apelit, Durrës
Bujar Hoti, Prokuroria e Apelit, Durrës
Alltun Çela, Gjykata Sarandë
Hysni Demiraj, Gjykata e Apelit, Tiranë
Arqile Koça, Prokuroria e Përgjithshme
Irma Balli, Prokuroria e Apelit, Korçë
Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit
Alfred Gjoni, Gjykata e Rrethit Kurbin
Admir Belishta, Gjykata Korçë
Izet Kadana, Gjykata Pukë
Fatos Qato, Gjykata e Apelit, Tiranë
Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës
Të ankimuar nga Komisioneri Publik
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Adnan Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Kolgjokaj, Gjykata Krujë
Valbona Bala, Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese./CNA.al