osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Fshesa Cakaj” që shpikëm, është më e mirë se “fshesa” reale!

“Fshesa Cakaj” që shpikëm, është më e mirë se “fshesa” reale!

Nga Mero Baze

Ministri Jashtëm Gent Cakaj, ka shkaktuar një debat publik, për shkak të një mënyre të pazakontë me të cilën ka shkarkuar rreth 15 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, dhe po aq të tjerë i ka transferuar nga vendet e tyre të punës.

Lëvizjet kanë shkaktuar vëmendje të madhe politike, për shkak se Cakaj dhe stafi i tij nuk kanë preferuar të bëjnë publik emrat e prekur. Ose nëse më shkon mendja për më shumë, Edi Rama ja ka rekomanduar heshtjen, për të dëgjuar çfarë kërkon opinioni publik.

Dhe për këtë shkak, gjëja më pozitive që ka ndodhur, është se në opinion publik janë hedhur të gjithë pistat e mundshme të njerëzve që dikush mendon se duhen larguar.

Është pikërisht kjo që ka zbuluar plagën reale të Ministrisë së Jashtme, dhe jo lëvizjet administrative të ministrit Cakaj.

Disa portale, ku është peshkuar dhe gazeta “TemA”, kishin nxituar të rreshtonin si të ndëshkuar diplomatë që nuk kanë emër, por kanë nofka nepotizmi, të tipit “Motra e Sandrit, “Vëllai i Çanit”, “Djali i Pangos”, “Vajza e Zhejit” etj.

Të tjerë opinionistë më afër Bashës, e kanë konsideruar lëvizjen e Cakajt, si luftë kundër Ditmir Bushatit, dhe filluan të numërojnë dikë, si kushëri të tij.

Rudina Hajdari, e cila me sa duket i merr akoma seriozisht gjërat me merita profesionale në diplomaci, i kërkonte llogari Cakaj, pse ka hequr diplomatë për të cilët është krenuar Ditmir Bushati.

Gent Cakaj ndoshta rastësisht përsëri e la të paqartë situatën, duke u dhënë të drejtë të gjithë atyre që fantazojnë rreth kësaj teme.

Gjëja më e bukur që ka ndodhur në këtë histori, nuk është ajo që ka ndodhur, por ajo që njerëzit presin të ndodhë. Duke dëgjuar për një lëvizje “serioze spastrimi”, të gjithë kanë shkuar në mendje njerëzit që duhen hequr nga puna, dhe i kanë bërë ato publike.

Në fakt, shumica janë lajme fallco, pasi nuk kanë ndodhur, por janë një “lakmus” i qartë, se kë ka në mendje opinioni publik për të hequr, dhe kush mund të jetë hequr.

Për fat, Gent Cakaj nuk është shqiptar i Shqipërisë, nuk i njeh mirë kushërinjtë, dajat, xhaxhallarët, krushqitë, apo baballarët, vëllezërit e motrat e atyre që gëzojnë ato poste, dhe nuk i ka pasur parasysh ata.

Besoj që këto tri ditë duhet ta ketë pasur telefonin e bllokuar nga ndërhyrjet, por është mire të bëjë sikur nuk kupton mirë toskërisht, për të mos i dëgjuar.

Ajo që është e vërtetë, me atë që mendohet si e vërtetë, nuk përputhen në këtë rast. Unë e pashë gjithë listën dhe nuk më ngeli asnjë emër në mendje, përveç disave që u njihja babën, apo burrin.

Por jo ata që kini në mendje ju, as “Motrën e Sandrit”, as “Vëllain e Çanit”, siç shkruajnë portalet. Por gjithsesi, sapo Cakaj tha që kam vendosur të përdorë “fshesën”, të gjithë treguan viktimat që ëndërrojnë.

Por mos i shqetësoni.

Nuk janë ata. Janë lëvizje normale, thuajse burokratike, të cilat prekin ndonjë dhe prej emrave të lakuar, por jo bash ata më të rëndësishmit.

Nuk ja vlen as t’i botosh në gazetë ata që kanë lëvizur.

Disa konsuj janë larguar nën dyshimet për korrupsion, ose figurë të keqe të përfaqësimit të vendit, disa diplomatë, si një çift burrë e grua në Kopenhagen, janë larguar se janë gati të rrihen me personin e tretë në Ambasadë, që është ambasadori, disa Ambasada si ajo në Sofje harxhojnë për një shofer 100 mijë euro në vit, kur mund të punësojnë një bullgar me 10 mijë euro, nga Brukseli, Vjena, Athina, Roma dhe Londra po lëvizen diplomatë që kanë mbushur tre vjet e nuk mund të rrinë më.

Nuk ka asgjë për të qenë lajm i rëndësishëm, nga ato që ëndërrojmë. Por ministri Cakaj duhet falenderuar, se i bëri të gjithë të ëndërrojnë, duke i detyruar të flasin e shkruajnë se kë duhet të heqë. Kështu që është mirë që “fshesa” të vazhdojë.