osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fshehja e pasurisë: Vila e Metës dhe Berishës në Lalz me vlerë mbi 5 milionë euro!

Fshehja e pasurisë:  Vila e Metës dhe Berishës në Lalz me vlerë mbi 5 milionë euro!

Presidenti dhe ish kryeministri që qahen për varfërinë e shqiptarëve kanë vila në gjirin e Lalzit vetëm për të shkuar në fundjavë me një vlerë mbi 5 milionë euro. Këta “peshq të mëdhenj” ku i kanë gjetur paratë, pse nuk i kanë deklaruar dhe si i ka mbuluar horllëqet Inspektorati i Pasurisë

Fsheshja e pasurisë nga ana e politikanëve, zyrtarëve të lartë, ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë është bërë një trend, pasi të gjithë kanë menduar se nuk do të zbardhen asnjëherë burimet e të ardhurave.

Kështu menduan dhe prokurorët dhe gjyqtarët, por me fillimin punë të Vettingut, mbi 80 përqind e sistemit të drejtësisë të verifikuar deri më tani, kanë mbetur në rrjetën e tij.

Dhe të gjithë ata që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Vettingut, apo kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vettingut, janë “djegur” vetëm e vetëm se kanë fshehur pasurinëe vënë përmes abuzimit. Dhe ky proces do të zbardhte mospërputhjen e deklarimeve të tyre në Inspektoratin e Pasurisë për vite me radhë.

Por nuk janë vetëm prokurorët dhe gjyqtarët ata të cilëve po u zbardhet pasuria hap pas hap. Pas deklarimit të kreut të komisionit të ligjeve, përfaqësues i mazhorancës sëmajtë, Ulsi Manja se do ketë Vetting dhe për politikën, paraprakisht në mënyra të ndryshme ka filluar zbardhja e pasurisë së politikanëve, duke filluar nga Presidenti, ish kryeministri dhe ministra e ish kryeministra.

Rasti më spektakolar është zbardhja e pasurisë së Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili bashkë me bashkëshorten kryetare të LSI në opozitë jeton në një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit.

Por dhe zbardhja e pasurisë së ish kryeministrit Sali Berisha që jeton po afër kreut të shtetit, është bërë me të njejtën mënyrë.

Dhe zbardhja e vlerës së vilave të Sali Berishës dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit kanë ardhur në mënyrën më rastësore të mundshme. Pasi dihet tashmë prej kohësh që shumë personazhe publikë shqiptarë e sidomos nga fusha e politikës kanë blerë vila super të shtrenjta në bregdetin e Gjirit të Lalzit për të kaluar pushimet e tyre. Megjithëse kurrë nuk është bërë e ditur vlera e tyre.

Është një zonë e qetë, larg Tiranës por gjithashtu edhe mjaft luksoze, por dhe “projektorët” e mediave dhe të njerëzve të thjeshtë sëpaku janë drejtuar andej, pasi Inspektorati i Pasurisë i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj nuk sheh gjë.

Por nëse dikush do të dëshironte të bëhej pjesë e lagjes së VIP-ave në këtë bregdet duhet të paguajë një tarifë prej 5 milionë eurosh. Për të qënë dhe ai VIP si Ilir Meta e Sali Berisha.

Vlerën e kësaj vile ngjitur me vilën e Ilir Metës dhe të Sali Berishës e ka bërë një agjenci imobilare, në të drejtë të zotit, për të orientuar ata që kanë lekë për të blerë këtë vilë që ka dalë në shitje, pa e vrarë mendjen shumë se i ka bërë një dëm të pallogaritshëm Berishës dhe Metës.

Përmes fotos së publikuar nga agjencia imobilare shihet një vile luksoze dy katëshe me sipërfaqe 600 m2 e cila ndodhet në vijën e parë të plazhit, madje edhe me plazh privat.

Çmimi i saj, sipas njoftimit të agjencive imobilare është plot 5 milionë euro. Krahas parametrave bashkëkohorë me 5 dhoma gjumi luksoze, 6 banjo dhe një kuzhinë luksoze, ka edhe një specifikë tjetër. Ajo ndodhet vetëm pak metra larg fqinjëve VIP si presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

I përmendim këto për të treguar se vlera e vërtetë e vilës së Ilir Metës apo e vilës së Sali Berishës nuk është ajo që kanë deklaruar në Inspektoratin e Pasurisë së Ganajt, por është mbi 5 milionë euro.

Pasi në të njejtin vend, me të njejtën sipërfaqe, një vilë në Lalz zyrtarisht ka dalë në shitje me vlerën 5 milionë euro dhe është afërisht e njëjtë me atë të Berishës dhe të Metës.

Madje mund të themi se vila e Metës është akoma më e madhe, sepse ka 11 WC nga 6 të tilla që ka vila e nxjerrë në shitje ngjitur me të.

Pa hyrë shumë në detaje për përshkrimin e vilës së Metës dhe as të Berishës, pasi “Pamfleti” ka bërë më se një artikull për vilën e Metës që ka vetëm oborr me ullinj 2000 metra katrorë, pa llogaritur lukse të tjera, ajo që vlen të theksojmë është se është fshehur pasuria.

Meta, Monika dher Berisha që derdhin lot për varfërinë e qytetarëve dhe ndaj po luftojnë fort për të ardhur në pushtet, vetëm një vilë ku banojnë në fundjavë apo 20 ditë verë u kushton as më pak dhe as më shumë por mbi 5 milionë euro.

Inspektorati i Pasurisë së Ganajt nuk e “di” këtë pasuri të fshehur të Metës dhe Berishës, dhe për më tepër që as vetë Meta dhe Berisha nuk arrijnë ta justifikojnë këtë pasuri si rrogtarë shteti në periudha të ndryshme, me shpenzime marramendëse për familjet e tyre.

Verifikimi i pasurisë duhet të fillojë, sikurse ka shkruar më se njëherë “Pamfleti” pikërisht në këto vila të Metës dhe Berishës, por dhe politikanëve të tjerë.

Grupet e regjistrimit për zbardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë që do të ndihmojnë drejtësinë e re për të futur “peshqit e mëdhenj” në burg e kanë bërë një gjë të tillë dhe pritet kryqëzimi i fakteve dhe shifrave nga organet ligjzbatuese. Po Ganaj?

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi, përpos Metës dhe Berishës që kanë abuzuar./Pamfleti/

5

3

2

1