Fshati Hokse në Nepal është aq i varfër, sa që të gjithë banorët kanë shitur nga një veshkë. Për shkak të këtij fenomeni, Hokse tashmë quhet “fshati i veshkave”
Në mënyrë periodike, fshati është vizituar nga trafikantë të organeve njerëzore, të cilët shfrytëzojnë nevojën për para të personave; i bindin ata që të udhëtojnë deri në jug të Indisë, për të hequr një veshkë, që më pas e nxjerrin në shtije në tregun e zi.
Shpesh këta trafikantë, nuk hezitojnë që t’u tregojnë gënjeshtra, që thonë se veshka e hequr do të rritet sërish.
Ata përpiqen të mashtrojnë fillimisht familjarët e atij që duan t’i marrin veshkën, me qëllim që të fitojnë besimin e ‘shitësit’.
Shumë herë, banorët e fshatit janë gënjyer, duke iu thënë se ata kanë nevojë për një operacion dhe veshka iu është hequr pa iu thënë gjë.
Në rastet kur ata e heqin me vetëdije, marrin një shpërblim prej 2 mijë dollarë, një shifër kjo modeste, por jo dhe aq në krahasim me të ardhurat mesatare që merren në këtë zonë.
Nuk kanë munguar as rastet kur ata kanë marrë vetëm 150 euro.