osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Frrok Çupi plas “bombën”: Berisha, kryekriminel që duhet rrahur dhe burgosur, ja 3211 qytetarët që janë vrarë me urdhër të tij

Frrok Çupi plas “bombën”: Berisha, kryekriminel që duhet rrahur dhe burgosur, ja 3211 qytetarët që janë vrarë me urdhër të tij

Analisti i njohur dhe publicisti, Frrok Çupi ka komentuar dje situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek zhvillimet brenda Partisë Demorkatike e veçanërisht përplasjet mes kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Çupi akuzoi Berishën se është kriminel që duhet rrahur dhe burgosur, që sipas tij, këtë masë duhet ta kishte aplikuar zoti Alibeaj.

Nuk po flas vetëm për hundën e fashuar të Berishës, por po flas për një ‘epokë kanunore’ që do të kishte hyrë në mes palëve të PD. Alibeaj është burrë më i fuqishëm, me një fëmijëri në punë krahu…, dhe, do ta kishte bërë… (ashtu!) Berishën.

Nami u bëftë, Enkelejd!; një herë burri e lanë veten. Por po kthehemi te epoka: Alibeaj është një djalë i ndrojtur, aq më shumë para Berishës. Kur Saliut i vriste e priste shpata në diktaturë, Enkeledi i shikonte nga poshtë, plot frikë, xhelatët e diktaturës.

Edhe sot e ka atë frikë para Saliut. Ta kishte hedhur peshk në dysheme, atëherë ta shikonte Saliu ‘hundëleshin’ e vuajtur sipër vetes. Dhe ndërkohë klasa e vuajtur, e përfaqësuar nga Enkeledi, do të merrte një herë hak ‘faqe të tanëve’; nami i bëftë!.

Do ta kishin sulmuar këta lakenjtë e Berishës në Kuvend?… Sigurisht që po. Por as kështu nuk shpëton Alibeaj… Kjo pra është epoka”, shkruan ai. Më tej analisti Çupi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në këto tre dekada demokraci ka kryer krime dhe ka bërë korrupsion, ndërsa theksoi 3211 qytetarët që janë vrarë me urdhër të tij.

“Dikush thotë se ish- presidenti i Republikës dhe ish kryeministri, tani nuk ka armë në dorë, ndryshe do ta kishte vrarë tjetrin… Edhe mundet të kishte ndodhur kështu. Kur kishte armë Berisha e luajti fort dhe vrau. Vetë ka thënë se në zyrën e kryeministrit mbante në dorë një snajper drejtuar në kokën e kryetarit të opozitës.

Vrau katër qytetarë që protestonin kundër korrupsionit, vrau 26 në Gërdec, vrau e zhduku Remzi Hoxhën, mbyti 180 në Otranto, vrau 3000 në luftën e tij ‘civile’. Bobo!, sa shumë, më shumë se në Kullat Binjake. Mirëpo nuk shtrohet çështja kështu: ‘Sikur të kishte armë në dorë…’. Berisha nuk vret me dëshmi; futet në shpellë dhe urdhëron të afërmit që të vrasin.

Kësaj here Berisha e shtyu Alibeajn jo me vesin e shpellës, por me instinktin e kanunit: E turpëroi Alibeajn ‘faqe të tanëve’, siç thotë Kanuni. Berisha ka shkuar deri në zgripin mental saqë i thotë truri se ‘nuk shkele ligjin, ndërsa Kanuni nuk punon më’”, nënvizoi analisti i njohur dhe publicisti, Frrok Çupi.