osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të bujshme: Berisha kriminel dhe armik i demokracisë, shpallja “non grata” e tij do fundosë edhe PD

Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të bujshme: Berisha kriminel dhe armik i demokracisë, shpallja “non grata” e tij do fundosë edhe PD

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, bashkë me familjen e tij pak ditë më parë u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me arsyetimin se ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive. Por në lidhje me këtë zhvillim dhe për garën e nisur në selinë blu, analisti Çupi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme.

Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Çupi u shpreh se ish-kryeministri Berisha është kriminel dhe armik i demokracisë, ndërkohë që theksoi se shpallja “non grata” e tij nga amerikanët do fundosë edhe PD-në. “Si mund të ketë zgjedhje sot? Sot, me shpalljen e Berishës “minues i demokracisë” dhe “familje kriminale”, “i përshirë në korrupsion të madh”, PD-së i kanë dalë brinjët.

Luli as do të japë dorëheqje, as do të zgjidhet. Luli do të emërohet kryetar i PD, sa të jetë Berisha këndej pari. PD-në e merr me vete Berisha në rrugën për ku është nisur pas krimeve 30-vjeçare”, deklaroi ai. Më herët, analisti i njohur, Frrok Çupi zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta do të shkaktonin trazira e madje do të çonin vendin në destabilitet, meqenëse opozita humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por që sipas tij, ky skenar ogurzi u ndal nga amerikanët, të cilët mësynë në Shqipëri për një stërvitje ushtarake.

“Këto janë ditët e para kur ish-presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta. Asnjëherë intuita dhe plaga e hapur e popullit nuk i ka ndarë prej njëri-tjetrit këta dy “elefantë” të korrupsionit. Ia kanë zbuluar krimet njëri-tjetrit, por prapë bashkë; në të mirë edhe në të keq- të ngjitur te njëri-tjetri.

Edhe pasurinë, ka të dhëna se e kanë thuajse të barabartë, që shkon në miliarda dollarë. Por rreziku i parë kaloi me goditjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara mbi Berishën. Sikur Amerika të mos ishte në krah të popullit shqiptar, kësaj here të dy “elefantët” do ta shtypnin popullin e tyre si mizë.

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit këta ishin bërë gati ta hidhnin pasurinë në fushën e betejës për grushte shteti dhe për marrjen e pushtetit me dhunë. Në përballimin e rrezikut të parë, garante e sigurisë së popullit dhe shtetit shqiptar u ndodh ushtria amerikane dhe NATO-s në vendin tonë”, nënvizoi analisti Çupi.