osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Frrok Çupi: Meta-Berisha më të ekzaltuarit nga rënia e SHBA në Afganistan! Në krah të Kinës dhe Rusisë, pritet të kërkojnë azil në Moskë

Frrok Çupi: Meta-Berisha më të ekzaltuarit nga rënia e SHBA në Afganistan! Në krah të Kinës dhe Rusisë, pritet të kërkojnë azil në Moskë

Analisti Frrok Çupi ka akuzuar hapur dyshen Meta-Berisha se janë personat më të lumtur për ardhjen e talebanëve në pushtet dhe largimin e amerikanëve nga Afganistani.

Teksa u ka bërë një analizë zhvillimeve në Shqipëri dhe atyre që po ndodhin në Afganistan, analisti Çupi shprehet në rrjetet sociale se presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë dy politikanët që duan eklipsimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, ata shihen nga Uashingtoni si të korruptuar dhe të padëshiruar.

Madje, zoti Çupi theksoi se rënia e SHBA në Afganistan ka kënaqur dhe bashkëpunëtorët e Metës dhe Berishës në radhët e opozitës e miqësisë që shkaktuan tragjedinë e “Gërdecit”, “21 Janarit” dhe i shpallën luftë reformës në drejtësi. “Amerika u mund në Afganistan. Të paktën kështu e quajnë këta këtu.

Cilët janë “këta këtu”? Këta janë në disa kategori: Kategoria e “pushtetit të vjetër” që vetëquhet opozitë; kategoria e atyre që vranë protestuesit dhe dogjën dhjetëra njerëz në fabrikat e fishekëve- biznese të familjes së qeveritarëve; kategoria e atyre që luftuan me thikë ndër dhëmbë kundër reformës në drejtësi.

Është edhe një kategori e veçantë: Kategoria e dy presidentëve të Shqipërisë, njëri prej të cilit është shpallur “i padëshiruar”, “i korruptuar” dhe “minues i shtetit demokratik”; por që të dy nën llupën amerikane… Për këta ndriçoi ylli i mëngjesit në atë moment kur talebanët “rrëzuan” Amerikën.

Kanë kaluar vetëm dy ditë, por këta nuk ndjehen: O festojnë dhe bëjnë plane “të mira” në fshehtësi; ose janë akoma të paqartë nëse kjo traumë botërore ishte “varkë” apo humnerë për ta”, shkruan ai. Më tej zoti Frrok Çupi thotë me ironi se Berisha dhe Meta mendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bien shpejt, nisur nga “lufta” që kjo dyshe i shpalli luftë Uashingtonit.

“Tani kthehesh e mendon ditët e kaluara dhe zbulon një gjë: Këta e paskan ditur se Amerika “bie” shpejt. Kjo qenka arsyeja pse ish-presidenti Berisha luajti me karshillëk të madh kundër Uashingtonit dhe pse presidenti Meta sfidon Amerikën e i thotë “raketa ka edhe Moska”. Ndërkohë Amerika u ndodh para faktit në tre ditët e fundit”, u shpreh ai.

Meta-Berisha sytë nga Lindja dhe Moska

Por nuk ndalet me kaq, pasi analisti Frrok Çupi ka shkuar edhe më tej, teksa zbuloi se duke qenë se dyshja Meta-Berisha janë të korruptuar, nuk përjashtohet mundësia që nëse e shikojnë veten në rrezik do trokasin në dyert e Moskës. Sipas tij, Meta dhe Berisha janë antiamerikanë dhe për rrjedhojë i kanë kthyer sytë nga lindja.

“Deri tani presidenti Meta nuk po ndihet; thjesht po vë re se Rusia, Kina dhe Irani po bashkëpunojnë me talebanët. Ky dhe Berisha e shikojnë se Perëndimi ra e nuk e çmojnë më. Këta janë përfolur për “një sy andej nga Moska” dhe mund të arratisen në Lindje. Aplikohet apo nuk aplikohet “rendi i ri”, pak rëndësi ka, tani që ra Perëndimi, këta do të trokasin në dyert e miqve të talebanëve. Kështu bëjnë të korruptuarit e mëdhenj, menjëherë tradhtojnë popullin dhe aleatët”, nënvizoi Çupi.