osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Frrok Çupi i pabesueshëm në “trimëri”: Kam nxjerrë Sali Berishën jashtë nga RD! S’doja ndërhyrje (dhe një apel për Ramën)

Frrok Çupi i pabesueshëm në “trimëri”: Kam nxjerrë Sali Berishën jashtë nga RD! S’doja ndërhyrje (dhe një apel për Ramën)

Gazetari Frrok Çupi ka qenë i ftuar ne emisionin “Top Talk”, ku ka folur për projektligjin e shpifjes.

Ai u shpreh në studio, se vendi ndodhet në një komunizëm të dytë.

Madje duke treguar edhe një episod shumë interesant të vitit 1991 ku e ka nxjerrë jashtë presidentin e asaj kohe Sali Berishën, nga redaksia e gazetës në të cilën ai punonte.

“Fillesat e shtypit të mirë për të cilat kanë ndodhur të jenë në krye të asaj gjëje në vitin 91-in kanë qenë të një natyre tjetër.

Ne atëherë ëndërronim demokraci, mendonim se po bënim demokraci. Për sa kohë që ka parti dhe lider partish nuk ka demokraci.

Të vetmin konflikt që kam dhe që kisha me Sali Berishën ishte kërkesa ime për të mos ndërhyrë në punët e miedias.

Praktikisht në redaksinë e gazetës linja demokratike nuk lejonte që të hynte as kryetari i partisë, as në shtypshkronjën e gazetës unë nuk e kam lejuar që të hyjë madje e kam nxjerrë nga shtypshkronja (i referohet presidentit të asaj kohe Sali Berishës), tha gazetari Çupi.

Më tej ai shtoi:

“Kishte ardhur për të ndërhyre për të vendosur nga këto lajme “fake”, revolucionare. Ka pasur dy tri raste si në ngjarjen e “Shkollës së Bashkuar”, që u konsideruan si grusht shkreti.

E kam gjetur Berishën në redaksinë e gazetës, kur unë isha duke pushuar.

Dhe i kamë thënë të lutem këtu nuk ke asnjë punë.

Ne kishim një model, modelin komunist të tmerrshëm dhe të përsërisësh modelin komunist përsëri gjë që realisht e kemi krijuar për herë të dytë”.

Ai foli dhe për rolin e qeverisë dhe bashkëpunimit që duhet të kenë të dyja palët (media dhe qeveria), duke iu referuar edhe medieve perëndimore.

Këto dy institucione, pra institucionet e qeverisë edhe të medias sipas gazetarit Frok Çupi duhet të bashkëpunojnë për një interes të madh për njeriun, siç është e vërteta dhe fjala e lirë.

“Marrëdhënia midis shtypit dhe shtetit nuk ndërtohet vetëm nga njëra palë, ndodh nga të dyja palët. Duke nisur nga vendi më kulmor i të drejtës së medias dhe të ligjit të shtypit, që është Britania e Madhe përshembull.

Kanë ardhur në këto konflikte, kanë ardhur dhe kanë gjendur mesataren e tyre, ku asnjëri prej tyre nuk është djalli dhe asnjëri prej tyre nuk është shenjtori.

Por janë bashkëpunëtor, nuk është fjala për të bërë kompromise, është fjala për të bashkëpunuar për një interes shumë të madh të njeriut.

Alarmi që po bën bota sot në raport me lajmin e rremë, po rrënon demokracinë dhe po krijon një botë të rremë”, u shpreh Frrok Çupi

Gazetari pati edhe një apel referuar kryeministrit Edi Rama. Në apelin e tij ai shprehet se ndryshimet nuk janë të mundshme, shteti në këtë rast të shtinë frikën pa pasur nevojë të frikësojë.

“Do të dëshiroja që ligji të kthehet. Do të dëshiroja që ligji të përmirësohet në raport me gjykatën, dhe me ndryshimet që nuk janë të arsyeshme, të mundshme.

Jo se dikush nuk ka ti paguajë 10 milionë lekë të vjetra (i referohet gjobave që përmban paketa), por sepse shteti duket shumë përbindshëm të shtinë frikën, pa pasur nevojën të frikësojë”, e përfundoi fjalën e tij gazetari Çupi.