Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike. Ai është shprehur se SHBA-ja e sheh si një akt të rrezikshëm “Foltoren e Sali berishës“.
“Po rrezikon stabilitetin në rajon, pas ngritjes së këtyre foltoreve SHBA ka konstatuar një akt shumë të rrezikshëm, se rreth tij është mbledhur e gjithë kolona e sigurisë kombëtare.
Rreth Berishës është Meta që përbën një rrezik të madh për sigurinë nëse nuk ndodhet nën kontrollin amerikan, ish kryetarja e Parlamentit, ajo e mbështet, është ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, që po kërcënon edhe Bashën që të largohet, ke Flamur Nokën“, tha Çupi në Report Tv.