Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar duelin mes Presidentit Meta, Sali Berishës dhe Fatos Nanos.
Ai shprehet se deklaratat e tij ndryshuan të gjithë politikën.
Sipas Çupit Berisha dhe Meta menduan se Nano nuk”ekzistonte” dhe kjo ndryshoi të gjithë skemën.
Pjesë nga intervista në Top Talk:
Pse u rikthye në vëmendje dueli mes Metës dhe Nanos dhe Berishës?
Çupi: Ka shumë arsye që është kthyer kjo si një llavë. Duhet të vëmë re se papritur u zgjua politika. U zgjua një politikë që ata se kishin menduar, as Berisha as Meta.
Nano krijoi fenomenin e parashutës. Mesa duket politika ishte tharë, ishtë zhveshur nga disa elementë të saj. Praktikisht ishte zhveshur nga elementi i historisë.
Nano zgjoi historinë. Atë pjesë që ishin përpjekur ta fusnin sa më poshtë në thes, atëherë ajo ka aksione të tmerrshme, ka aksione të rënda.
Nano-Berisha-Meta janë protagonistë në të njëjtën qeli. Atje janë zhvilluar betejat, aty vrasjet.
Berisha dhe Meta e nxorën Nanon të vrarë dhe menduan se nuk ekzistonte më. Ky është një problem shumë tragjik.