osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Frrok Çupi: Aksioni i Berishës mund të mbyllet me vrasje në PD, po kërkohet një ngjarje e bujshme për të justifikuar lëvizjet anti-SHBA

Frrok Çupi: Aksioni i Berishës mund të mbyllet me vrasje në PD, po kërkohet një ngjarje e bujshme për të justifikuar lëvizjet anti-SHBA

Analisti Frrok Çupi ka ngritur alarmin se një ditë do të ketë një atentat në kupolën e Partisë Demokratike, për të justifikuar lëvizjen boshe të Berishës.

Gjatë një interviste të gjatë për gazetën “SOT”, analisti Çupi ka folur për situatën brenda PD-së e veçanërisht rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka etiketuar si një përbindësh të korruptuar, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit që të veprojë dhe neutralizojë ish-liderin demokrat.

I pyetur nëse rrezikohet që vendi të shkojë drejt destabilizimit sikundër kërkon Berisha, zoti Çupi u shpreh se ekziston një shans që ish-kryeministri me ca njerëz të paguar të provokojë revolta, që sipas tij, ai mes të tjerash do të akuzohet nga SPAK për “manipulim të turmave”.

-Zoti Çupi, çfarë po dalloni në pamjet e fundit të zhvillimeve brenda PD?

Unë kam shansin që të shikoj “filmin” e një periudhe më të gjatë brenda PD, sepse e njoh që nga themelimi i saj, madje jam një nga të parët themelues. Çfarë po ndodh sot aty brenda? Ata po hanë njëri-tjetrin. Disa që kanë përjashtuar disa të tjerë më parë, tani po përjashtohen nga disa të tjerë; të tjerë më parë kanë përjashtuar të mëparshmit dhe… të gjithë ulërijnë. I vetmi që ka përjashtuar të gjithë dhe tani e përjashtojnë për arsye shumë madhore, është Sali Berisha. Këtij i kanë marrë lodrën dhe ky po shkon nga njëri rreth në tjetrin e po u ankohet disa njerëzve me daulle dhe disa derdimenëve… Ja kaq është! Por po hanë njëri-tjetrin, nuk i dihet se ku do të shkojë kjo punë. Po parashikojnë se aty do të bëhet luftë. Edhe unë mendoj kështu, se duke kaluar koha, Berisha po mbledh budallenj e njerëz të armatosur që janë gati të bëjnë luftë.

-Pra, ju mendoni se është reale një “luftë civile” brenda PD, gjë që po flitet në disa media?

Shikoj që PD është kthyer te vetvetja; kjo që shikoni sot, pikërisht kjo është PD historikisht. Aty janë eliminuar personalitetet e partisë dhe militantë, aty janë përjashtuar dhe prozvald, aty janë sharë e shpifur, janë hedhur në mbeturina e prapë janë kthyer… Në PD sundon kulti i individit dhe fryma e ekzekutimit. Aktualisht është kthyer frikshëm i njëjti fjalor “të vras” dhe “më vret”; një sjellje e neveritshme që ndodh mes grupimeve njerëzish të pazhvilluar.

-I dëgjoni si i drejtohen kryetarit të PD, Lulzim Basha?

Ca i thonë se “do të të shkulim” që aty. Ca të tjerë i numërojnë ditët dhe i kanë caktuar “edhe tre javë”. Ca i thonë se “me një fërshëllimë do të të heqim”. Berisha e kërcënon “ktheu andej nga erdhe, se ndryshe e ke keq punën”. Pak ditë më parë Jozefina Topalli tha se “do ta marrim e ta nxjerrim në rrugë”. Përdoret fjalori “luftë”, “bunker”, “vrasje”, “shporrje”, “zhdukje”. Të gjithë këto figura kanë në jetën e tyre veprime me tanke, me mitraloza, me djegien e qyteteve, me “plumbin ballit ose kape për zhelesh e përjashta”… Është një parti militare. Kjo e mban më shumë ngarkesën e një konflikti fizik brenda PD. Duke parë gjithë sjelljen e Berishës gjatë historisë së tij politike, kam frikë se një ditë do të ndodhë ndonjë vrasje brenda në kupolën e PD dhe të justifikojë lëvizjet boshe të Berishës kundër Amerikës.

-Dakord! Ndërkohë pak ditë më parë DASH ka dorëzuar në Kongres dosjen për ish-kryeministrin Sali Berishën, i cili ndodhet në një listë me të korruptuarit nga Paraguai, Namibia dhe Guatemala. Pyetja ime e drejtpërdrejtë për ju është se a është i korruptuar Berisha?

Sa është i korruptuar Berisha? Për nga volumi i pasurisë së grabitur publikut, do ta shikojmë gjatë rrugës kur do t’i konfiskohen pasuritë: Toka, apartamente, pallate, vila, dollarë, lek ose euro, metale të çmuara, bizhuteri… Një gjë di, që Berisha nuk lë gjë e vlerë pasurore që të bjerë përdhe-siç thuhet në gjuhën e përditshme “përdhe”. Ai është fantastik për të marrë që nga 100 euro e deri te qilimi i zyrës së presidentit. E dini ju që ditën kur u largua nga posti i presidentit, gjëja e parë që bëri – palosi qilimin e zyrës dhe e çoi në shtëpi? Ka një dokument për këtë, që e ka firmosur miku i tij më i afërt, ambasador Maxhun Peka. Por ta kufizosh përcaktimin “i korruptuar” ndaj Berishës vetëm pse ai ka grabitur zyrtarisht pasurinë publike dhe ka larë para – kjo është minore. Sali Berisha është i korruptuar përbindësh, mbi të gjitha se shkatërroi shtetin, minoi demokracinë që është po shteti, dhunoi të drejtën e njeriut, kreu krim kundër njerëzimit.

-Nga ana tjetër pak ditë më parë aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, i cili është një ndër njerëzit që e njeh Berishën mirë, tha për një media shqiptare se FBI dhe CIA ia kanë kopsitur dosjen ish-kryeministrit, madje ai zbuloi se këto dy agjenci kanë mbledhur çdo fakt për aferat e tij korruptive qysh kur ai ka qenë President i Shqipërisë. Sa të vërteta janë këto pretendime sipas jush?

Vepra kriminale për të cilën po akuzohet Berisha, ka tre elementë, ose tre pjesë të trupit, ta zëmë si trupi i krokodilit: Ka këmbët e kësaj krijese të pamëshirshme, që shkel në vendin ku gjen prenë dhe preja e korrupsionit “të krokodilit” jemi ne qytetarët shqiptarë. Ka vendin ku ushtrohet krimi dhe ku “krokodili” ka lënë gjurmë të pashlyera… dhe ky vend është Shqipëria. Në çdo cep të vendit dhe në çdo akt shtetëror, që nga pronat dhe deri te “drejtësia e plepave”, ndodhen plagët që la Berisha mbi trupin e vendit. Ka disa që ia kërkojnë Amerikës, kur vetë prova jemi ne. Sensorët që ndjekin krimin janë një pjesë tjetër dhe këtu mund të jenë CIA, FBI, etj

-Po meqenëse kjo çështje zien si debat dhe Sali Berisha këmbëngul se amerikanët nuk kanë prova për të, por se gjithçka janë shpifje të sponsorizuara nga miliarderi Soros dhe kryeministri Edi Rama, a mendoni se ka ardhur koha që DASH të hapë letrat për ish-kryeministrin?

A mund të mendojë dikush se ai kuksiani që i binte daulles në takimin e Berishës, kupton gjë nga Soros? Jo, ai është gati të thërrasë “Soros në litar” për t’i bërë qejfin Berishës. Berisha tani tregon përralla me hije që nuk janë. DASH i ka hapur letrat dhe ka neutralizuar Berishën në rrezikun e tij kundër stabilitetit të vendit e rajonit dhe kundër sigurisë në Amerikë. E ka neutralizuar në momentin kur ai po bëhej më i rrezikshëm për stabilitetin. DASH e ka thënë shumë qartë; madje rasti “Berisha” është i rrallë kur DASH iu vë emrin akteve korruptive. Pjesa që vjen i takon drejtësisë shqiptare, e cila në këtë rast e nis hetimin dhe gjykimin edhe pa një akuzues specifik. Të tjerat janë fjalë boshe të Berishës, sipas paradigmës “çfarë të bëjmë kur nuk kemi ç’bëjmë?”.

-Sali Berisha ka nisur një tur takimesh në bazë për të mbledhur 1500 firma të delegatëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin për të venë në lëvizje Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë vendimmarrës me qëllim realizimin e një Referendumi për çështjen e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat. Si ju duket ky aksion?

Aksioni i firmave më duket përsëri si përralla: “Çfarë të bëjmë kur nuk kemi ç’bëjmë?” Kjo që po shikoj te Berisha më bën të mendoj me trishtim se “si ardhka një ditë e katandiset njeriu kështu”. Kjo është e frikshme… si paskemi jetuar nën këtë pushtet kaq vulgar… Të gjitha janë një thes bosh. Berisha po bën sikur lufton për ‘të drejtën’, kur në fakt po dëshmon se ka qenë gjithnjë një sundues mizor. Bashës që i fali Partinë Demokratike, tani do t’ia marrë nga duart. “më jep sendin që të dhashë!”, kështu po i thotë. Po në cilin shekull jemi, akoma para Krishtit?

-Por nëse i shikon nga jashtë veprimet e Berishës në foltore, ka zëra që thonë se ish-kryeministri po e përdor “Foltoren” e tij si një strehë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe amerikanët. Keni një koment?

Edhe kështu është. Po mendo sa budalla e tregojnë Haxhi Qamilin, i cili aty nga vitet 1914- 15 pati deklaruar se “më mjaftojnë Rrogozhina e Peqini për të mposhtur Europën”.

-A duhet që SPAK të nisë një hetim për ish-kryeministrin Sali Berisha, referuar akuzave të DASH se ai është përfshirë në korrupsion madhor dhe minimin e demokracisë?

Kush tha se SPAK nuk po bën gati hetimin për korrupsionin dhe veprën tjetër të Berishës?! Madje ka nisur. “Gërdeci”, “21 Janari”, “Santo” dhe “Pandora Papers”…, të gjitha trokasin në derën e Berishës dhe thonë: “Erdhëm ne, a i ke këtu edhe Lirinë, Shkëlzenin dhe Argitën?! Hape derën pra”. Njerëzit ngrihen në mëngjes e shikojnë lajme se “kur po plas kjo punë”.

-A rrezikon Berisha t’i sekuestrohet pasuria?

Në sistemin demokratik, siç jemi, korrupsioni ndëshkohet me kthimin e pasurisë së vjedhur te publiku ku është marrë. Këtë kuptim të parë ka dënimi për korrupsion. Berisha është i piketuar nga Amerika si i korruptuar i rëndësishëm. Ndërsa ne shqiptarët i dimë bëmat e tij dhe të familjes kundër pasurisë kombëtare dhe private të Shqipërisë. Padyshim që ajo pasuri: Toka, apartamente, vila, qendra sportive, bregdet, banka, etj., do të kthehen nga posedimi familjar i Berishës për atje ku janë marrë. Dënimi me burg ishte kuptimi i parë për sistemin e diktaturës. Në atë kohë nuk kishte njerëz të korruptuar, kishte vetëm “armiq politik”. Gjithashtu regjimi ndjente kënaqësi kur i shikonte armiqtë e vet duke vuajtur nëpër burgje. Në rastin tonë flasim për një ndëshkim tjetër: Kthimin e pasurisë së vjedhur dhe “vizita” në burgje si ndëshkim për aktin e shpërdorimit të besimit të popullit. Kjo do të jetë edhe për të korruptuarin Berisha.

– Si i shihni zërat që Berisha ka tentuar të fusë ndërmjetës me amerikanët dhe kjo bëri që të reagonte ambasadorja Kim, e cila tha se “non grata” nuk negociohet dhe madje nxori edhe memorandumin e presidentit Biden që mes të tjerash kërkon sekuestrimin e pasurisë së personave të shpallur “non grata”?

Me këtë që thoni, çështja “Berisha” arriti në pikën kulmore: Ai po hapet! Berisha po hapet para Amerikës ku kërkon negociata – kjo është. Deri tani Berisha luftoi që të mbyllet, lëshoi kushtrime sikur “nuk ka gisht në korrupsion”, ashtu siç kishte ndërtuar një imazh fals sikur është “i ndershëm” dhe sikur është “burrë i mirë”. Tani ka vendosur të hapet, sepse ka kuptuar se përballë ka murin dhe nuk e kapërcen dot me mashtrime. Deri tani Berisha, brenda Berishës ka eksperimentuar tre faktorë: I pari, prokurori; I dyti avokati; I treti, gjykatësi. Të gjitha rolet i ka bërë vetë Berisha. Më së shumti ka ushtruar rolin e avokatit. Por në këtë pikë ka falimentuar, sepse vetë Berisha e di që “avokati” po mashtron. Herë pas here, në vetmi ka kryer rolin e prokurorit dhe është tmerruar. Ndërsa gjykatësi nuk ka mundur të konkludojë brenda Berishës. Në këtë pikë, Berisha është thyer dhe tanimë po kërkon negociata me Departamentin e Shtetit që e ka shpallur “non grata”. Me sa duket Berisha tenton që të bashkëpunojë me drejtësinë që në këtë rast është vetë Amerika, sipas Berishës.

-Vallë cilin do të dorëzojë si kusht në negociata?

Me siguri Berisha ka gati valixhet me kallëzime. Ai ka bashkëpunuar me shumë faktorë të rrezikshëm në Ballkan e në botë. Tani cilin do të dorëzojë? Millosheviçin, me të cilin u takua dhe negociuan rreth Kosovës, Ballkanit dhe fatit të luftërave? Me Millosheviçin dhe Bullatoviçin nënshkruan thyerjen e embargos së UN për naftën. Po me Arkanin, me të cilin u gjet në bisedime, çfarë do të dorëzojë? Ai ishte shef i forcave paramilitare serbe në kohët më të nxehta në Ballkan, kur edhe bisedoi me Berishën. Apo ka lidhje me komplotet ndaj Kosovës para se të arrinte pavarësinë? Apo ka lidhje me liderët e Bahrein, Malajzi dhe Arabi Saudite ku Berisha kishte lidhje të afërta? Apo ka të dhëna mbi miqtë e vet presidentë e ish- ministra që po i shkojnë pas? Ky është thelbi i negociatave që kërkon Berisha. Por Departamenti i Shtetit i tha se çështja nuk negociohet.

-Zoti Berisha gjatë dy takimeve që pati javën që shkoi në Elbasan dhe Korçë bëri thirrje për protesta dhe revolta të fuqishme, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”. Sa shanse ka të ndodhë kjo gjë dhe a i shkon kush pas Berishës?

Ka një realitet dhe një shans: Realiteti është që ky s’mund të ngrejë askënd më këmbë… Si thoshte Majakovski? “Njëshi zero e fyell, Njëshi send i kotë/ Kur je një edhe rëndësi po pate, As drurin e thjeshtë pesë pëllëmbë s’e ngre dot”. Dhe shansi? Shansi është nëse bën ndonjë provë Berisha me ca njerëz të paguar, atëherë kthehet në indicie për Prokurorinë që ta akuzojë për “manipulim të turmave”.

-Gjithashtu ish-kryeministri Berisha kërcënoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha që të mos luajnë me pluralizmin e vendit, ndërsa theksoi se ai është një njeri që beson tek demokracia dhe liria. Është Sali Berisha antikomunist?

Sali Berisha, antikomunist? Ky nuk është as antikomunist e as komunist. Berisha nuk ka ide as ideologji. Ky është krijuar e rri më këmbë si i pari i fisit ose si bos në mafie… Shikojeni në hollësi, a nuk është kështu! Ka shpërndarë një pjesë të pasurisë te njerëz të afërt që tani janë zhdukur nga qarkullimi… kontrollon të tjerët përmes këtyre “foltoreve”, etj. Tani ka një rrezik për Berishën: Nëse nuk tregon forcë e nuk kërcënon me këta trupa pa ndërgjegje, fajkonjtë e afërt i kanë pasurinë në dorë, ata i ikin dhe e lënë thatë… Prandaj bërtet ky, jo për demokracinë.

-Nga ana tjetër presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e etiketuar këtë të fundit si “vera”. Sipas jush Berisha dhe Meta a janë bashkë?

Vera që pihet, ashtu si edhe veshjet e burrit- si kravata, ngjyra e këmishës apo edhe të brendshmet… janë zgjedhje personale. Varet se cilën nga këto zgjedh zoti Meta në përdorim… Mund të zgjedhë edhe Berishën, it’s Ok.

-A mendoni se Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë presidentin Meta nga detyra, pasi ka zëra se ai mund të amnistohet?

Dihet se Kuvendi e ka shkarkuar zotin Meta si President i Republikës. Deri tani është bërë më shumë se gjysma e punës. Si në një lidhje dashurore kur gjysma ka në dorë të tërën: Nëse njëri nuk e do tjetrin, atëherë s’ka lidhje më në çift. A do të mbajë gjykata anën e Metës kundër Kuvendit? Kjo duhet parë.

-Le të dalim pak nga politika dhe të përqendrohemi tek reforma në drejtësi. Si e shihni këtë reformë dhe a ka ardhur koha të shohim arrestime “VIP” nga SPAK?

Fatmirësisht na ka ardhur SPAK, si një fëmijë që lindi për t’u burrëruar e për të na shpëtuar nga “katallanët VIP”. Ndërsa koha për të na kthyer në drejtësinë që meritojmë, padyshim që është tani.

Intervistoi: Rigels Seliman