Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një “fushatë” për të bindur skeptikët shqiptarë mbi vaksinën anti Covid.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Institutii kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid.
“Zgjidh jetën vaksinohu ndaj Covid. Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP.
Shumë njerëz apo në shumë postime në rrjetet sociale janë ngritur pretendimet se kjo lloj vaksine modifikon ADN-në. Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e para që iu përgjigj kësaj deklarate me shpjegimin:
“Teknologjia e vaksinës mARN kundër COVID-19 është testuar në mënyrë rigoroze për siguri dhe testimet klinike kanë dëshmuar që vaksinat mARN ofrojnë reagim imunitar afatgjatë.
Teknologjia e vaksinave mARN është studiuar me dekada, duke përfshirë në kontekstin e vaksinave kundër virusit Zika, tërbimit dhe gripit sezonal (influenza). Vaksinat mARN nuk janë vaksina të gjalla virale dhe nuk ndërhyjnë në ADN-në e njeriut.
Opinionet e ekspertëve në lidhje me këtë temë u publikuan edhe në portalin BBC Serbia, siç thuhet në artikullin vijues:
“Injektimi i RNA-së në një person nuk i bën asgjë ADN-së së qelizave njerëzore”, thotë profesori Jeffrey Alond i Universitetit të Oksfordit.
Ajo funksionon duke e udhëzuar trupin të prodhojë një proteinë që gjendet në sipërfaqen e virusit korona. Sistemi imunitar pastaj mëson se si t’i njohë dhe prodhojë antitrupat kundër asaj proteine”.