Një avion luftarak rus Sukhoi Su-35 përgjoi dhe iu afrua rrezikshëm një avioni polak Let L-410 që po kryente një patrullë ndërkombëtare të hapësirës ajrore për agjencinë e mbrojtjes kufitare të Bashkimit Evropian Frontex mbi Detin e Zi pranë Rumanisë, duke rrezikuar përplasjen.
Kjo u raportua nga agjencia polake e mbrojtjes së kufijve, e cila akuzoi aeroplanin luftarak rus për kryerjen e “manovrave agresive dhe të rrezikshme” duke iu afruar Letit në një distancë prej vetëm pesë metrash në tre raste pa mbajtur një distancë sigurie duke shkaktuar turbulenca. humbja e lartësisë dhe një humbje e përkohshme e kontrollit të avionit”, tha Anna Michalska, zëdhënëse e rojes kufitare polake.
“Let”, i cili po udhëtonte me dy pilotë dhe tre zyrtarë të mbrojtjes së kufirit në bord, humbi lartësinë dhe arriti të ulej në mënyrë të sigurt vetëm falë aftësive të pilotëve, thanë zyrtarët polakë. Një episod shumë i rëndë që mund të na kishte sjellë një hap larg luftës botërore. Që nga sulmi rus kundër Ukrainës, BE-së i është dashur të thyejë shumë tabu.
Europa u krijua si projekt paqeje pas tmerrit të Luftës së Dytë Botërore, si pasojë përdorimi i përbashkët i armatimeve për rajone në luftë ishte i ndaluar. Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, para derës së BE dhe vendimi për të mbështetur Kievin në luftë kundër Moskës solli ndryshimin: U krijua një mekanizëm i re financimi për mbështetje masive ushtarake, jashtë buxhetit të BE.
“Duhet të pranojmë që BE ka nisur të përshkojë rrugë të reja”, thotë Camille Grand, nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, European Council on Foreign Relations për DË. “BE për herë të parë jep fonde të BE për mbështetjen e industrisë së mbrojtjes, jo për shkencë dhe zhvillim, por vërtet për mbështetjen e industrisë së armatimit.”