Prej disa ditësh në Serbi janë zhvilluar protesta masive, pas masakrave ku mbetën viktimë të paktën 18 persona.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve, ndërsa ka deklaruar se është gati të vdesë, por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.
“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare!
Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë Vuçiç gjatë mbledhjes, shkruajnë mediat serbe.