osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Frika nga SPAK / Kamarierit Andi Ballta i rrëshket tabakaja me “Tranzit & ABI BANK”! Nxjerrë në skenë pupacin Seljan Kodra, skemë e re pastrimi parash

Frika nga SPAK / Kamarierit Andi Ballta i rrëshket tabakaja me “Tranzit & ABI BANK”! Nxjerrë në skenë pupacin Seljan Kodra, skemë e re pastrimi parash

Pelivani i pastrimit të parave Andi Ballta ka filluar të ndjejë aromën e SPAK. Kjo është arsyeja që po merr masa të shpejta për të shpëtuar trinomin Tranzit-Offshore-Abi Bank.

Në fundin e 2023, “Tranzit” shpk ndërroi administratorin. Ikën vajza e tezes së Andi Balltës, “parukierja” Kristina Naumi dhe në vend të saj “aksionerët” emëruan pupacin Seljan Kodra, i gjetur nga Ballta, si kokë turku për të shpëtuar milionat e ABI BANK.

Vëllezerit Seljan dhe Olger Kodra njihen si “punëtorë” të dalluar e kokëulur prej shumë vjetesh te Tranzit.

Më i zellshmi prej të dyve, Soljani është stërvitur nga vetë Ballta në zyrat e Tranzit, për ta patur gati për një ditë të keqe si kjo.

Ballta i hapi në 2022 edhe nje nipt tjeter Seljan Kodrës për ta testuar me manovra pastrimi parash. Vetëm për një vit pune Seljani me niptin M21408046G bëri 100 mije euro fitim, me konsulenca që ja jepte (kujt?) Tranzitit dhe Abi Bank.

Emërimi i Seljan Kodrës si administrator i Tranzit shpk është një mashtrim më vete. Prokurorët shqiptarë do mahniten kur të shohin manovrat e “aksionerëve” që bëhen nga ishujt Kajman.

Siç dihet ortakët e Tranzit janë “Nch Balkan Fund L.P”, “Century Holdings XI, L.P” në ishujt Kajman, dhe “Moscopole” i vetë Andi Balltës ne Delawere.

Mbledhjet për marrjen e vendimeve të një SHPK-je në Shqiperi, bëhen në ishujt Kajman. Noteri, përkthyesi, mbikëqyresi i Bankës së Shqiperisë, legalizojnë të gjithë bashkë veprimet falso ilegale që bëhen nëpër ishuj, sikur ato të kryheshin në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Askush nuk flet për sa kohë, Abi Bank dhe Tranzit lidh një zinxhir interesash mafioze, ku brenda tyre ka ish qeveritarë të njohur, ish kryetarë parlamenti, qeveritarë të sotëm e të djeshëm, biznesmenë dhe familjarë të tyre, që së bashku kanë mbajtur gjallë skemën e mashtrimit Tranzit-Abi Bank, me qendër në Ishujt Kajman, por me godinë tek Rr. Kavajës, përballë KPK.

Manovrat e fundit të “kamarierit” Ballta, nëpermjet pupacit të ri Seljan Kodra, nuk duhet të “hutoje” SPAK që duhet të bllokoje sa më shpejt tranferimin e miliona dollarëve jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanive “Tranzit” dhe “Moscopole”.

Prokuroria e Tiranës fle mbi një dosje

Janë rreth 150 milionë USD pa burim. Ka punuar si kamarier në SHBA dhe ka blerë dy banka në Shqipëri, me vlerë rreth 150 milionë euro.

Ai është Andi Ballta, pronari në letra i ABI Bank, e cila ka përthithur edhe Bankën NBG Albania, ish degë e Bankës Kombëtare të Greqisë.

Nuk ka dyshim se Andi Ballta është mbulesë disa segmenteve të korrupsionin me kollare dhe krimit.

Është rasti më epik i pastrimit të parave në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës ka hapur formalisht një dosje penale. Themi formalisht, pasi nuk synohet zbatimi i ligjit, barazia para ligjit dhe lufta kundër pastrimit të parave, por dosja është pazar dhe skenar për ta trembur Andi Balltën.

Disa ditë më parë, Ballta është thirrur për të dhënë ‘shpjegime’ në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas burimeve, Ballta e kishte marrë seriozisht hetimin, ka folur me bindje dhe me emocione, është djersitur dhe sëkëlldisur para OPGJ.

E gjithë çështja në fakt është shumë e thjeshtë: Ku i ka gjetur Andi Ballta paratë për të blerë dy banka, shkrirë në një? Cili është burimi?

Me këtë pyetje, prokurori duhet të procedojë me arrestimin e Andi Balltës për pastrim parash dhe sekustrimin e Abi Bank.

Por, siç e thamë më lart, qëllimi nuk është zbatimi i ligjit, por zbavitja me Andi Balltën dhe ndoshta edhe ndonjë skenar për të emëruar dikë tjetër.

Prapaskena mëson se një personazh i veshur me pushtet, i cili shumë shpejt do të përfundojë si Ilir Meta dhe Sali Berisha, ka ndërhyrë që dosja e Balltës të mbahet pezull pa afat, mundësisht 2-3 vite.

Hetimi ndaj Andi Balltës është një aferë korruptive dhe si e tillë duhet që dosja të sekustrohet nga SPAK. Vetëm SPAK mund të zbatojë ligjin penal për dordolecin e pastrimit të parave Andi Ballta dhe hetimet qesharake të Prokurorisë.

Si doli në skenë Andi Ballta

Banka Amerikane e Investimeve, me kapital 3 miliardë USD, është sot në pronësi të një mashtruesi, i cili ka punuar si kamarier në SHBA, një punë kjo e nderuar, por që nuk blen dot bankë sado që të marrësh bakshishe.

Banka Amerikane e Investimeve duhet të kishte një akronim shqip: BAI, por për t’i dhënë një kuptim amerikan, mashtruesi dhe mbulesa e parave të pista Andi Ballta, e quan bankën “American Bank of Investment” – ABI, gjoja një investim amerikan, siç bëri Bashkim Ulaj që sajoi kompaninë ‘amerikane’ me letra false DH Albania, duke përlarë 32 milionë euro para publike deri kur mediat zbuluan mashtrimin.

Nga kamarier dhe më pas punonjës i një banke në SHBA, Andi Ballta është bërë gradualisht pronar i kamufluar në masën 80 % i ABI Bank, përmes kompanisë Tranzit me nipt (K91624020M) dhe offshores Moscopole.

Bllata ka 100% të aksioneve të Moscopole, kompani e cila ka 80 % të aksioneve të Tranzit, e cila ka në pronësi 100 % Abi Bank.

Andi Ballta mburret në rrethet e ngushta me inicialet e bankës që mban inicialet e emrit të vet, ABI, një emër sot simbol i pastrimit të parave të pista dhe të kontrollit të një karteli kompanish ku përfshihen ABI Broker Sigurimesh, ABI Invest, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG dhe Banka NBG Albania, secila me histori më vete mashtrimi dhe punësh të zeza, me rritje kapitali në mënyrë të dyshimtë dhe qarkullim parash të pista në vlerë dhjetëra milionë euro.

Këtë kartel, ish kamarieri Andi Ballta e kontrollon përmes një rrethi të besuar, ku bëjnë pjesë Veronika Prifti, Niko Kotonika, Nada Vokshi, Milbana Treska, Armand Muharremi, Brunilda Papa, Edmond Coku, Lindita Rama, Odeta Paloka, Igli Sulaj, Elvin Meka, bosja e call centerave Ines Muçostepa, Brikena Hoxha, Teuta Çinari etj.

Si u bë kamarieri pronar i 2 bankave?

Në 2015 Tranzit bleu 100 % Abi Bank për 67 milionë euro, përmes manovrave në offshore.

Në 3 korrik 2018, ABI Bank blen për rreth 76 milionë USD Bankën NBG Albania, ish degë e Bankës Kombëtare të Greqisë.

Tre javë më pas, në 16 korrik 2018, NBG Bank përthithet nga ABI Bank, duke krijuar një mullar me para të pista, 143 milionë USD, pa asnjë burim të ligjshëm.

Më pas, Andi Ballta blen gradualisht Abi Bank, përmes Moscopole dhe Tranzit. Në vitin 2021, Ballta arrin të bëhet përfundimisht pronar në masën 80 % i ABI Bank.

Të gjitha këto dallavere janë miratuar nga Banka e Shqipërisë me në krye Gent Sejkon, kunati i të cilit kontrollon një bankë.

Po ku i gjeti ish kamarieri dhjetëra milionë USD për të futur në duar dy banka, të shkrira më pas në një me kapital sa gjysma e buxhetit të shtetit shqiptar?

Janë para korrupsioni, droge apo të dyja bashkë? Kush fshihet pas tij?

A kanë përfunduar si kapital tek ABI Bank çantat me para të vjedhura me tendera dhe koncensione në Shqipëri, gjatë viteve të fundit?

Si ka mundësi që nuk i bën përshtypje SPAK-ut ky fakt, kur një mashtrues arrin të hedhë dhjetëra miliionë euro, ndërkohë që ka bërë një hetime të thelluara për një kanal, arkë peshk apo një autokombanjë?

Nëse një qytetar kalon 10 mijë euro në llogari bie alarmi dhe duhet të japë shpjegime për burimin. Nga ana tjetër, një ish kamarier në SHBA nxjerrë thasët me dhjetëra milionë euro dhe askush nuk e verifikon.

Ndërkaq, veprimet dhe finalizimi i qarkullimit të parave të pista janë bërë tek noterja Mimoza Sadushaj, Mimiza Xhafaj dhe kunati i parë i Arben Ahmetajt.

Historia e ABI Bank

ABI Bank ka një kapital me rreth 3 miliard $ dhe pronar ka një aksioner të vetëm, “Tranzit” sh.p.k.

Administrator i Tranzit prej vitit 2019 është vajza e tezes së Andi Balltës, Kristina Naumi, e cila në moshën 30 vjeçare me eksperiencë “parukerie”, emërohet nga “aksionerët” e Tranzit administratore që të menaxhojë një portofol miliarda dollarë.

Ortakët e Tranzit janë Nch Balkan Fund L.P që ka 10 %, nga ishujt Kajman, New Century Holdings XI, L.P” me 10% nga ishujt Kajman dhe “Moscopole” me 80 % nga shteti Delawere, parajsa fiskale.

Praktikisht lekët e shqiptarëve të depozituara në Abi Bank, “strehohen” në Parajsat e Offshorit më të njohura të botës, siç janë ishujt Kajman dhe Delawere.

Çfarë është “Moscopole Inc” e krijuar në SHBA?

Kjo është një shoqëri që ka për drejtor dhe pronar Andi Balltën, paçka se ustallarët realë pas tij, i di vetëm mashtruesi i vogël Andi Ballta.

Si një kamarier i shkathët, Ballta manovron me aksionet e Tranzit, njëherë duke hequr emrin e tij dhe e kalon shoqërinë në 100% si të huaj, herën tjetër duke firmosur po vetë, sikur ka kontribuar në shoqërinë amerikane Moscopole Inc me aksionet e veta.

Manovrat e trasha të “kamarierit” Ballta nuk i sheh as Banka e Shqipërisë, as Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e as Shërbimi Informativ Kombëtar.

ABI Bank që mban rreth 3 miliard $ kursime të shqiptarëve, është krijuar në 1999, si Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, themeluar nga Banka Tregtare e Greqisë sh.a, që më vonë e quajt Emporiki Bank.

Në vitin 2012 u mor nga lub Holding, një kompani franceze që ia ndryshoi emrin në Banka Crédit Agricole Shqipëri.

Në tetor 2015, del në skenë “amerikani” Andi Ballta, që emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, moment kur largohen nga drejtimi të gjithë francezët.

Kapitali i bankës blihet 100% nga Tranzit për 67 milion $ me para “offshore” dhe emri bëhet Banka Amerikane e Investimeve.

ABI Bank, që në të vërtetë është mashtrimi offshore “Tranzit”, u mor në drejtim nga Ballta dhe mantenuta e tij Brikena Hoxha.

Të dy dashnorët me pasaporta amerikane prej lotarisë amerikane, Ballta dhe Hoxha erdhën në Shqipëri të caktuar për operacionin e madh “offshore” nga përtej detit.

Çifti i kamarierëve shqiptarë në New York u bënë bankierë të shquar “amerikanë” në Shqipëri.

Tranzit ka mashtruar me mijëra njerëz me telefonatat që kërkonin para nga borxhet e vjetra të AMC, Albtelekom, deri te grabitja e pronave të ish-bankës “Veneto”, nëpërmjet SGA spa ose AMCO.

Mashtrimi Tranzit i ishujve Kajman dhe SGA, AMCO e Italisë ka gllabëruar dhjetëra prona shqiptarësh të vendosura si kolaterale të Banka Veneto e falimentuar disa vite me parë. Pronat kthehen në para nga shoqëritë e lidhura me Tranzit e Abi Bank, më pas fluturojnë në Delawere apo Kajman Island.

Mashtrimi “Ballta”, me Tranzit ka gëlltitur miliona para shqiptarësh të varfër, duke i çuar ato në ishujt ekzotikë ku fshihen të tjerë shqiptarë, dhe jo amerikanë, si përpiqet të shitet logo-ja- “American Bank of Investment”.

Pas “pelivanit” Ballta ka të lidhur me një zinxhir interesash mafioze, deputetë, avokatë, qeveritarë e biznesmenë që do dalin shumë shpejt përballë dhjetëra apo qindra të mashtruarve nga skema Tranzit-Offshore-Abi Bank.

Në skenë Artan Dulaku

Në 9 gusht 2007, në Tiranë themelohet kompania e shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme, ILIRIA DEVELOPMENT sh.p.k, me nipt: K72208033U, nga Artan Dulaku me 49% të aksioneve dhe NEP INVESTMENT CORP me 51 % të aksioneve.

Kompania NEP INVESTMENT CORP është e regjistruar në Ishujt Kajman, me pronar të paidentifikuar, por që përfaqësohej nga Rezarte Vukatana, mbulesë e Andi Balltës.

Disa muaj më pas shfaqet vetë Andi Ballta si administrator i kompanisë me kapital 4 milionë euro. Ballta është drejtori dhe pronari në letra e ABI Bank.

Ballta dyshohet se është pronari i fshehtë në offshore kompanisë NEP INVESTMENT CORP.

Nga viti 2008 deri në vitin 2015 kompania nuk ka bilance. Nga viti 2015 deri në 2020, kompania nuk ka ngarkuar asnjë dokument në QKB se ekziston. Në viti 2020 deklaron si kur ka mbi 2 milionë euro fitim të mbartur.

Në janar të vitit 2020, Artan Dulaku i blen aksionet kompanisë offshore NEP INVESTME CORP për 2 milionë euro.

Nga dokumentet ngrihen dyshime të forta se me këtë skemë janë pastruar të paktën 4 milionë euro, 2 milionë euro kapitali fillestar i Andi Balltës me NEP INVESTMENT CORP, me burim të pajustifikuar si dhe rreth 2 milionë euro fitime të sajuara.

Në 26 shkurt 2008, Artan Dulaku dhe Andi Ballta themelojnë një tjetër kompani të ngjashme, ILIRIA DEVELOPMENT 2, me nipt, K81426028K, me kapital 6.1 milionë euro, duke futur sërish në lojë shtetasen Rezarte Vukatana me kompaninë offshore NEP INVESTMENT CORP.

Kompania NEP INVESTMENT CORP ka rreth 70% të aksioneve, duke hedhur 3.5 milionë euro, para që nuk u dihet burimi.

Tre muaj më vonë shfaqet ujku i vjetër i pastrimit të parave Andi Ballta si administrator i kompanisë ILIRIA DEVELOPMENT 2.

Në prill të vitit 2009, kompania nis falimentimin e provokuar dhe më vonë përthithet nga nëna e pastrimit të parave, Concord Investments, me administrator dhe bashkëpronar Artan Dulakun.

Të gjithë këto para pa burim janë hedhur në këto dy kompani, duke i qarkulluar dhe futur në llogaritë e tyre si para të ligjshme.

Kjo skemë është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa Drejtoria për parandalimin e Pastrimit të Parave, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria bëjnë sehir, madje Prokuroria ka nisur të tallet.