osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fredi Beleri mbetet në burg, dosja e tij do i kaloj SPAK

Fredi Beleri mbetet në burg, dosja e tij do i kaloj SPAK

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës do të qëndrojë në burg. Vendimi është marrë mesditën e kësaj të shtune dhe mesa duket është pranuar kërkesa e Prokurorisë së Vlorës, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur që për hetime të mëtejshme dosja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi është pikërisht kjo prokurori që merret me hetimin e krimeve zgjedhore.

“Caktuan SPAK për kompetencë. Brenda 10 ditësh ndoshta do të bëhet vlerësimi. Ishte në kushtet e flagrancës. Është akuzë politike, edhe montim politik. Ai foli vetë në seancë. Në asnjë moment nuk u provua ekzistenca e listave. Mënyra e rrëmbimit të tij, u tentua të gjendej ndonjë gjë në flagrancë, nuk u gjet.

Nga Gjykata prisnim që ta deklaronte arrestin të paligjshëm. Ia kërkuam, por gjykata… Ligji ka parashikuar që kur aktet të shkojnë ën SPAK, atëherë do vlerësohet. Sot do të niset në Tiranë”, ka thënë një nga avokatët e Fredi Belerit.

Ndërkohë, trupa gjykuese dhe prokurori i Vlorës do të nisen drejt Tiranës për të njohur me masën e sigurisë dhe shtetasin tjetër, Pandeli Kokoveshi, i cili është dërguar me urgjencë në QSUT sepse ka shfaqur probleme me zemrën.

Prokuroria e Vlorës e akuzon Fredi Belerin, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, dhe mikun e tij Pandeli alias Pano Kokoveshi, për blerje votash.

Ata janë ndaluar dje pak pas mesnate në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.