Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas intervistës së kryeministrit Edi Rama në median greke “Kathimerini”.
“Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore:
Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë.
Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues.
Së treti, ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme”, shkruhet në profilin e Fredi Belerit në Facebook.