FRD ka qenë sot në Gjykatën Administrative pas përfundimit të afatit të Bashkisë për lirimin e zyrave.
Mësohet se ‘Administrativja’, e ka shtyrë seancën me pesë ditë duke kërkuar që brenda këtij afati të mos ketë veprime nga palët.
“Që në ditët e para ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve, është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje.
Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve.
Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu, kryetar i FRD.