“Opinion”, është një ndër emisionet më të ndjekur në Shqipëri dhe drejtuesi i tij, Blendi Fevziu, prej më shumë se 20 vitesh drejton këtë format televiziv, i cili deri pak ditë më parë shihej i pazgjidhshëm nga “TV Klan”.
Por ndryshime të mëdha priten të ndodh, pasi Fevziu pak kohë më parë ka deklaruar se emisioni i tij nuk është vonuar kurrë, duke veçuar një herë të vetme, një vonesë prej 2 minutash.
Por mbrëmë, ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në 20 vite. Spektakli “Në kurthin e Piter Panit”, spostoi Fevziu jo “dy minuta”, por më shumë se një orë jashtë orarit.
Kjo është shenja e parë, që “Klani” i Frangaj, po provon lajmin për largimin e Fevziut, që me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak.