Francesko Toti do të jetë vetëm një nga legjendat e futbollit europian që do të mbërrijë në Shqipëri. Finalja e Conference League që do të zhvillohet në Air Albania ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme, përtej pritshmërive në nisje të rrugëtimit.
Ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, tregoi se Antonio Conte dhe Luis Figo do të jenë gjithashtu prezent në kryeqytetin shqiptar.
“Sport Ekspres” ka mësuar se Francesko Toti do të ketë një shoqërues të veçantë në Tiranë. Bëhet fjalë për ish-presidenti e Dinamos, Marco Pontrelin, që do të jetë përkrah legjendës së futbollit italian në këtë udhëtim të tijin në vendin tonë. Toti do të qëndrojë për dy ditë në Shqipëri dhe Pontreli do ta prezantojë më së miri me vendin tonë.