osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Françesk Radi, këngëtari që mbeti në muzikë, në zemra e në bronz!

Françesk Radi, këngëtari që mbeti në muzikë, në zemra e në bronz!

Nga Gazmend Mullahi – kompozitor

Ishte shtatori i vitit 1967 kur nisa mësimet muzikore në Liceun Artistik “Jordan Misja”, aty ku është edhe sot, në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Në koridoret e zhurmshëm nga tingujt muzikorë që nxirrnin istrumentEt që mbanin nxënësit e të gjitha moshave, që nga klasa e parë, deri në fund të shkollës së mesme, u bashkoheshin edhe zërat e te thirrurat e nxënësve, në veçanti në pesë minutëshin e ndërrimit të orëve të mësimit.

Pothuaj të gjithë nxënës të talentuar, të cilët kishin zgjedhur të bëheshin artistë. Më të njohurit ishin fëmijët që vinin nga prindër artistësh. Ata kishin privilegjin të ishin si prindërit e tyre, “VIP-a”. Njëherazi ishin dhe më të përkëdhelurit, por dhe më kapriçiozët. Në katin e tretë të shkollës, në gjysmën e djathtë të ndërtesës në formë harku, ishte klasa e kontrabasit ku unë do bëja pjesë. Një klasë e vogël ku hapësirën më të madhe të saj e zinin instrumentet e mëdhenj, vendosur në këmbë.

Në atë hapsirë të ngushtë, qëndronim të ulur dhe ne nxënësit teksa prisnim radhën. Midis 5 apo 6 nxënësve dallova menjëherë Françesk Radin. Qëndronte i heshtur, i ulur në karrige dhe ndiqte me vëmendje pedagogun. Ai na mbajti një ligjëratë të gjatë, plot humor dhe romuze. Sigurisht për të krijuar një ambjent miqësor dhe të çlirët, ashtu siç e kërkonte vetë natyra e një shkollimi artistik muzikor.

Françesk Radi, “rebeli” i Liceut Artistik “Jordan Misja”
Frankon në atë kohë e njihja nëpërmjet pasionit të tij të kitarës dhe këngës. Nuk kisha biseduar kurrë me të si nxënës të jashtëm që ishim. Kështu quheshim ne nxënësit e Tiranës. Ai ishte një vit më lart se unë, ndaj njihej mirë me pedagogun si dhe në përgjithësi me ambientin për rreth.

Shumë shpejt, madje rrufe u njohëm dhe u bëmë miq për vetë natyrën dhe karakterin e butë dhe miqësor të Frankos, që njëherazi përbënin dhe një kontrast të thellë me paraqitjen e tij të jashtme. Franko kishte një trup të bukur atleti, më i gjatë se mesatar, i tonuar dhe muskuloz. Kjo falë modës dhe tendencave të kohës, në kulmin e lulëzimit të filmave Hollywood-ianë me Stive Rives etj,. Për hir të së vërtetës ishte dhe një tendencë shumë liberale lëshuar dhe nga lart. Franko mbante veshur një bluzë të bardhë nailoni, sigurisht e ardhur nga jashtë, e cila i qëndronte shtrënguar pas trupit. Këmisha jo vetëm i demostronte muskujt, por e bënte të dukej gjatë gjithë kohës, siç i thoshim në atë kohe “i ngrehur” por gjithmonë i këndshëm dhe simpatik.

Çdo mëngjes ishte ndër të parët që vinte në shkollë, jo vetëm për mësimet, as për statusin e të qenit instrumentist në kontrabas, që si të gjithë nxënësit e tjerë, hapnin instrumentet e tyre sapo fillonte zbardhja e ditës. Frankon e gjeje sipër hekurave të paraleleve në një cep të oborrit të shkollës, së bashku me nxënës të tjerë, kryesisht të arteve figurative si dhe në praninë e një prej pedagogëve më karizmatikë që kam njohur ndonjëherë gjatë jetës sime shkollore, pedagogut të historisë, Tahsim Harxhi. Nuk kishte gjë më të bukur kur i shikoje të gjithë muskuloz dhe të krekosur, a thua se çdo përkundje mbi hekura, u rriste volumin e muskujve në çast. Mes tyre spikaste Franko.

Për hir të së vërtetës, ndihej një frymë liberalizmi gjithandej. Kishin filluar imitimet e stileve perëndimore në veshje që vinin dhe depërtonin nga ata fare pak televizorë privatë që pak qytetarë të Tiranës i kishin nëpër shtëpira. Pantallonat me shtrat të ulët, të ngushta në gjunjë dhe të gjera poshtë. Madje në gjatësi ekstreme, sa fshinin rrugët dhe këpucët pothuajse humbisnin fare mbuluar prej tyre. Rripat e trashë lëkure me tokëza të mëdha, të cilat siguroheshin nga ushtria, shtrëngoheshin fort pas belit dhe demonstronin njëherazi dhe shpatulla më të gjera.

Flokët ekstremisht të zgjatura që mbulonin kryesisht ballin. Ishte tendenca kryesore tek çunat, por dhe tek vajzat. Për të dy sekset ishte tendenca e ndarjes së flokëve me vijë në mes…. Ishte koha e famshme e grumbullimeve rinore në botë, tendenca e “Hippive”, e njeriut të lirë, të shijimit të jetës nëpërmjet lirisë, qejfit, muzikes, këngës…

Franko kishte privilegjin të kishte pamjen e bukur, trupin muskuloz, vishej trend, sqimë që e shoqëroi gjithë jetën, flokët e gjatë, ishte në shkollën e mesme më famoze të kohës, në Liceun Artisti të Tiranës, i binte kitarës, këndonte bukur, kryesisht këngët italiane. Ai i mësonte shpejt, sapo ato dilnin duke i shkruar rrufe tekstet… Dhe si qershia mbi tortë, kishte diksionin dhe harmonikën vokale të këngëtarit të famshëm italian, në kulmin e modës atë kohë, Adriano Çelentano.

Kaq mjaftonin që Françesk Radi të ishte një nga personazhet më karizmatikë dhe më të famshëm të Tiranës, mes adoleshentëve të shkollave të mesme.

Festivalet e “San Remos” si dhe emisionet radiofonike “Hit Parade” ishin burimi dhe ushqimi kryesor që përpiheshin nga rinia në fushën muzikore. Për hir të së vërtetës këto burime ishin gjithashtu dhe modelet kryesore për muzikantët profesionistë shqiptarë si “shkolla” kryesore për të fituar profesionalizmin dhe performancën elitare të muzikës sonë në fushën e këngës, pak përpara se të shpërthenin tematikat pompoze e të fryra pa lidhje tekst – muzikë. Me Frankon e lidha shpejt miqësinë. Ishte shumë i shoqërueshëm, i qetë, romantik, serioz në detyrat që i takonin. Studionte me seriozitet një nga një instrumentet, i cili përgatiste profilin klasik sinfonik në muzikë.

Krejt jashtë natyrës dhe dëshirës që Franko ndjente thellë. Ai i binte kitarës dhe këndonte muzikë të lehtë që ishte disi “tabu” në mjediset e shkollës që përgatiste nxënës në profilin klasik. Natyrat tona ishin të përbashkëta si karaktere. Ishim nxënës që vinim nga Tirana, pra të “jashtëm” dhe të dy studionim për të njëjtin instrument, kontrabas, me të njëjtin pedagog, studionim në një klasë. Gjithë dita na shkonte në shkollë. Largoheshim vetëm për të ngrënë dreke në shtëpitë tona dhe përsëri ktheheshim. Në shumë momente të ditës uleshim në piano dhe sigurisht Franko këndonte këngët më të fundit që dëgjonte në radio.

Kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të fiksuar tre elementët më të rëndësishëm që kishte kënga në kushtet kur ne e dëgjonim muzikën vetëm një herë: melodinë, harmoninë, tekstin. Në atë kohë ne s’kishim magnetofonë, ndaj vëmendja për të kapur këngën vetëm me dëgjim, ishte maksimale. Franko ishte i hatashëm dhe na çudiste të gjithëve me aftësinë e tij maramendëse … Dhe vera vinte… Ah … plazhet në pushimet verore pas zborit ushtarak disa ditor… Kishin për Frankon jo vetëm detin dhe rërën, ajrin dhe kripën, vajzat e bukura gjimnaziste që demonstronin trupat e bukur që u dhuronte mosha, por ato ishin edhe “arenat” famoze të “ koncerteve” në natyrë që ashtu si gjoja rastësisht, krijoheshin në rërën e plazhit në Durrës.

Grumbullime të mëdha në formë rrethi me të rinj, përballë tek “Turizmi”, tek “Breshka” e bënin Frankon atëhere djalin simpatik dhe modern të kohës, nxënësin e liceut artistik njeriun më karizmatik, idhullin e kohës që këndonte këngët italiane si dhe hitet e kohës, në mënyrë të veçantë “Bitëllsat” e famshëm për atë kohë që ishin në zenithin e tyre si këngët “Let it be” apo ” Yesterday” …. Dhe Shtatori kthehej përsëri për të filluar mësimet. Motivi i njohur i melodisë “Kthehu në shtator” dhe sot e kësaj dite më sjell kujtimin e fillimit të vitit shkollor të cilët rridhnin ngadalë dhe plot emocione.

Krijimtaria artistike në Radio Tirana

Jeta jonë rrodhi krejt ndryshe pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në vitin 1975. Shumë gjëra kishin ndryshuar, ca për mirë e ca për dreq. Unë, një vit pas Frankos, u emërova në rrethin e Librazhdit, ndërsa Franko në Fushë – Arrëz. U takuam sërish bashkë pas 25 vitesh, nga mesi i viteve ’90. Na qëlloi të punonim së bashku në redaksinë e krijimtarisë muzikore të Radio Tiranës. Ishte një nga redaksitë më të mëdha e më me peshë në RTSH. Pjesë e saj ishte Orkestra Simfonike.

Ajo jepte koncerte sipas një plani të detajuar, pjesë e të cilave bëheshin dhe artistë të mëdhenj botërorë që dirigjonin apo interpretonin me orkestrën tonë. Po ashtu pjesë e Orkestrës Simfonike ishin edhe Festivalet e Këngës, evenimentit më të rëndësishëm muzikës së lehtë shqiptare në vend, në muajin dhjetor. Po kështu redaksia jonë mbulonte edhe aktivitete të tilla si Anketat Muzikore, Festivalet e Interpretuesve, festivalet e pranverës, Dekadat e Majit, apo festivalin e interpretuesve të këngës popullore. Ndër vite këto veprimtari erdhën duke u rralluar ashtu ngadalë dhe pa u vënë re. Dikush thoshte se u iku koha, dikush tjetër për mungesë fondesh, dikush tjetër pëshpëriste se këto evenimente u “Shitën” tek televizionet private. Fakt qe, se kësaj redaksie i mbeti absolutisht festivali i këngës, i cili gjithashtu po zbehej në ato vite. Vinte dhe zbehej duke e konsideruar si aktivitet të momentit. Sigurisht erdhën dhe si pasojë e një neglizhence nga qarqet drejtuese si inkompetentë dhe abuzivë.

Gjatë kësaj periudhe Franko dëshmoi karakterin e tij të pastër, të një artisti të vërtetë. Përballej drejtpërdrejtë në diskutime dhe e thoshte hapur mendimin, paçka se binte ndesh me pothuaj shumicën e kundërshtuesve, të cilët shfaqnin jo rrallë egoizëm dëmtues, smirë dhe xhelozi, pa përmendur më pas dhe karakterin abuzues, aspak profesional te tyre. Zhgënjimi ishte koroziv, shpesh e gjeja të trishtuar dhe diskutonim gjatë. Franko demostronte pastërtinë e karakterit, por dhe burrërrinë për të ta thënë ne sy mendimin e tij. Në mjedisin e punës në Radio Tirana. Djathtas dirigjenti Jetmir Barbullushi, majtas Franko dhe kryeinxhinieri Gjergj Gjipali. Debatet boshe, diskutimet pa bosht, ai i kishte zët.

Prej tij mbeti shprehja “saramandavinglla” sa herë që bëheshin bisedat pa bukë dhe hidheshin fjalët në tym. Vitet e fundit unë kalova në një detyrë tjetër jashtë RTSH-së. Aty punova 30 vite të jetës pa ndërprerje në këtë institucion. Një periudhë e gjatë me plot veprimtari artistike. Pata fatin të bashkëpunoj me Artistët më të mirë të vendit. Kaluam me qindra vepra muzikore nga më të rëndësishmet nga fondi muzikor, duke pasuruar trashëgiminë më të vyer në zëra dhe opuse të Kulturës Shqiptare. Patëm fatin të regjistrojmë me qindra orë vepra të shquara dhe nga literatura më brilante botërore ekzekutuar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së. Pjesë e kësaj pasurie u bë edhe muzika më e bukur e kinematografisë shqiptare duke i dhënë peshë edhe transmetimeve të Radio Tiranës. Françeskut i ra shansi që t’i rikthehet kujdesit dhe kontributit të koncerteve sinfonike të Orkestrës Simfonike pranë kësaj redaksie.

Me përkushtim të jashtëzakonshëm, me seriozitetin e njeriut, i cili i rikthehet zhanrit muzikor nga e nisi, muzikës serioze simfonike, por tashmë me një emër të konsoliduar si muzikant i pjekur, me bagazh kulturor të arritur selektiv, Frankon e gjejmë si redaktor përgjegjës të këtij kolektivi të madh artistësh. Erdhi momenti që ne u ndamë. Me nostalgjinë e të kaluarës plot ngjarje, suksese, gëzime e trishtime, që të sjell jeta, në vendin ku njeh dhe të njohin dhe gurët dhe drurët, largohem jashtë atdheut i detyruar dhe i pafuqishëm ndaj një administratori arrogant i emëruar mbas vitit 2013. Mbeta i papunë, edhe pse më ishin dhënë të gjitha konsideratat, nderimet, lëvdatat, urdhërat dhe titujt shtetërorë, u flaka jashtë. Franko pensionin e arriti. Doli pa zhurmë dhe pa bujë. Askush nuk e pati mendjen tek ai. Pa tituj, pa përcjellje, pa një shtrëngim dore.

Ëndërrimtari dhe optimisti Frnçesk Radi

Me trishtim dhe gati me lot në sy, tek takohesha gjatë muajve që kthehesha për t’u çmallur me miqtë në Tiranë, kujtonim se si dilnin në pension personalitete të shquar të këtij institucioni, mes tyre dhe muzikantë, orkestrantë e solistë të shkëlqyer, redaktorë, kompozitorë e artistë, përfshi dhe të ndjerin, dirigjent e muzikant ikonë, Ferdinand Deda… E priste me padurim largimin për në Australi, një pritje prej vitesh. Ishte ëndërrimtar dhe gjithmonë mendonte bukur dhe me optimizëm. Franko ishte koshient dhe e pranonte se: “Jeta i përngjan një pylli që ka në gjirin e tij dhe lulet dhe zogjtë, ka ketrat dhe sorkadhet me lëkurën e butë plot push, me sytë që u shkëlqejnë. Por ama ka dhe çakejtë, gjarpërinjtë dhe egërsirat që të shqyejnë. Pikërisht kjo shumëllojshmëri e bën interesant, prandaj pylli mbetet gjithmonë i bukur”.

Largimin familiarisht e ëndërronte. Më së fundi erdhi ajo ditë kur gjithçka deri tek biletat për në Melburn ishin gati drejt nisjes për në kontinentin e largët.
Por… ah një nga netët e tmerrshme, nga më të zezat netë, Franko u godit nga një hemoragji e rëndë cerebrale. Ditët më pas nuk e kthyen në jetë….