osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Françesk Radi, kantautori shqiptar, “me shfaqje te huaja rock n` roll”!

Françesk Radi, kantautori shqiptar, “me shfaqje te huaja rock n` roll”!

Françesk Radi (1950-2017). Kryen Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve ne Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 fillon punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme në RTSH. Ka punuar gjithashtu në redaksinë e muzikës në RTSH si Specialist Muzike dhe kantautor.

Françesk Radi eshte me origjine nga Shkodra, femijerine e tij e kalon ne kete qytet prej te cilit merr edukimin me kenget shkodrane qe kur ishte i vogel. Ai vete e konsideronte kete pjese kohore si me te bukuren e jetes se tij. Çdo gje e asaj kohe le gjurme te thella tek ai. Te gjitha këto emocione, kanë ndikuar dhe në formimin e tij muzikor. Idhujt e muzikes shqiptare per Frankon kane qene Tonin Tershana dhe Vaçe Zela. U ndikua shume shpejt edhe nga muzika e lehte boterore sidomos ajo italiane ku idhull ishte Adriano Çelentano.

E ka konsideruar veten me fat që u ndikua nga muzika italiane, sepse ajo ka qenë gjithmonë një muzikë profesionale që ia vlente të merrej si model i muzikave botërore, pra jo vetëm Françesk Radi, por dhe brezi i tij ka qenë me fat që u ndikua nga kjo lloj muzike dhe sidomos në vitet ‘70 që mbahet si periudha e artë e muzikës, jo vetëm e muzikës italiane, por dhe asaj botërore, kur dëgjohej ndonese klandestine Çelentano, Morandi, Batisti, Mina e shumë të tjerë të cilët ishin modele të arta për kantautorët e rinj shqiptare.

Nuk duhet lene pa u permendur qe pasioni i pare per kantautorin Radi ka qene kitara edhe pse kushtet e kohes ishin të vështira. Ne fillim e nis me mandolinën, sepse nuk kishte instrument, duke e përdorur mandolinën si kitarë me akorde, duke e ndjere thellesisht qe kitarra do te behej i vetmi instrument që mund t`a shoqëronte ate gjatë këngës. Që në moshë të vogël, e me pas me shoqërinë, e kupton se ka nje talent edhe per te kenduar e shoqeruar veten e tij me instrumentin e kitarres. Keshtu qe konkurron në Liceun Artistik të Tiranës, pa dijeninë e prinderve. Mbas konkurrimit, juria ku bente pjese maestro i madh Simon Gjoni e aprovon Radin si muzikant i ardheshem.

Duhej pranuar se ka qenë një kohë e vështirë për artistin e vërtetë, për këngën dhe muzikën e asaj kohe. Realizmi socialist kishte atë kornizën e vet dhe ishte e vështirë të dilje nga kjo kornizë, megjithatë nuk e dime se si por gjërat bëhen më të bukura kur janë të ndalura. Muzikantet tane dhe Françesk Radi dëgjonin dhe përfitonin nga ajo lloj muzike, mënyra e konceptimit, mënyra e akordeve i zbërthenim tonalitetet, domethënë ka qenë një ndihmë e madhe. Kishte probleme shkolle, fletërrufesh, etj.


Françesk Radin në atë kohë e shikonin si pak modern, pasi binte në sy me kitarën e tij. Ka patur ngacmime, presione gjate interpretimit te kengeve te tij si rasti i kenges “Ne aksion ishim bashke te dy” kur i terhiqet vemendja qe duhej ta interpretonte i buzeqeshur se po i kendonte “Aksionit” qe edhe pse e aprovuan si kenge mbas nje kontrolli por i bene namin Radit mbasi kishte dale ne skene me golf, duke i kerkuar llogari se kush i kishte thene te dilte ashtu ne skene. Krijoheshin situata aq komike, por dhe te rrezikshme. Si ne rastin e kenges “Adresa” ku i thonin “Franko regjistroje një çik më thjeshtë” arriti deri aty sa që tekniku (kuptohet për mirë) t’i drejtohej “A ka mundësi ta interpretosh keq se për ndryshe kënga nuk mund të kalojë”.

Vetem mbas 90-tes mbas një kohë relativisht te gjatë kur ai ishte i shkëputur nga profesioni pasi ia kishin byllur të gjitha dyert, filloi një erë e re për kantautorin, ato që ai i kishte ndrydhur në memorien e tij më në fund arrin t’i shpreh. Pjesemarrja ne Festivalet ne RTSH per Françesk Radin ka qene gjithnje nje pergjegjesi e madhe sidomos për brezin që ai ka përfaqësuar, atë të viteve 70-80, jo vetem brezin, por të gjithë ata këngëtarë që kanë marrë pjesë në këtë festival që kanë lënë gjurmë në historinë e këngës shqiptare duke filluar që nga këngëtarja e madhe Vaçe Zela, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Liljana Kondakçi e Kozma Dushi.

Me përgjegjësi sepse ishte përfaqësuesi i atyre ngjyrave te “skuadrës” se nje brezi te arte kengetaresh, te cilen vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene me te preferuarit tek artedashesi shqiptar. Disa nga kenget e tij me te degjuara nga artedashesit janë: “Adresa”; “Biçikleta”; “Rroku i burgut”; “Humba pranveren”; “Ere Vere”; “Zemer e lodhur”; “Mora Mandolinen”; “Lulebore”; “Oj zogo”; “Suzana (version italian); “Telefonate zemrash” etj.