U hap mbrëmë Festivali i Filmit në Kanë, i cili këtë vit organizohet për herë të 69-të. Festivali u hap me shfaqjen e filmit “Cafe Society” të regjisorit Woody Allen.
Në festivalin që do të vazhdojë deri më 22 maj, filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller.
21 filma garojnë për çmimin më të lartë të kinematografisë evropiane, ndërsa gjatë festivalit, shumë persona me famë botërore në fushën e kinemasë do të kalojnë në tapetin e kuq, mes të cilëve edhe Julia Roberts, Jodie Foster, Sean Penn, Robert De Niro dhe George Clooney. Festivali po mbahet nën masa të rrepta sigurie.
Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se gjenden para një faktori të paprecedent rreziku, dhe bëri të ditur se krahas policëve, përgjegjësi kanë marrë edhe 400 ushtarë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë./shqiptarja.com