osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Franca “digjet”, Macron kërcen në koncertin e Elton John: Shpërthen indinjata!

Franca “digjet”, Macron kërcen në koncertin e Elton John: Shpërthen indinjata!

Vrasja e një 17-vjecari nga policia ngjalli një valë indinjate që ende nuk po shuhet në Francë, ku vazhdojnë protestat e dhunshme e zjarret nëpër rrugë.

Por pikërisht në një kohë të tillë tensionesh, presidenti Emmanuel Macron u filmua duke kërcyer nën tingujt e këngëve të Elton John-t në Accor Arena të Parisit, ku këngëtari i madh po performonte në ndalesën e radhës së turit të tij të lamtumirës.

Kaq u desh që zemërata e francezëve të ndizej edhe më shumë. Autoritetet franceze dërguan me dhjetëra mijëra oficerë policie nëpër rrugë në përpjekje për të frenuar trazirat e përhapura urbane pas ekzekutimit të adoleshentit të identifikuar vetëm si Nahel.

Oficerit të policisë së akuzuar për shkrepjen e armës të martën iu dorëzua një akuzë paraprake për vrasje me dashje pasi prokurori Pascal Prache tha se hetimi i tij fillestar e çoi atë në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.

E ëma thotë se i biri u qëllua vetëm sepse ishte oficeri i policisë “pa fytyrën e një arabi”. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për qetësi dhe zotimeve se rendi do të rivendosej, tymi nga makinat dhe mbeturinat e djegura ishte i dukshëm në periferi të Parisit, Nanterre, pas një marshimi paqësor pasditen e së enjtes në nder të viktimës. Pas një takimi emergjent në mëngjes pas dhunës që plagosi shumë policë dhe dëmtoi gati 100 ndërtesa publike, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se numri i oficerëve në rrugë do të katërfishohej, nga 9,000 në 40,000.

Vetëm në rajonin e Parisit, numri i oficerëve të vendosur do të dyfishohej në 5000. Trazirat u shtrinë edhe në Bruksel, ku rreth 12 persona u arrestuan gjatë përleshjeve në lidhje me të shtënat në Francë. Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere tha se disa zjarre u vunë nën kontroll dhe se të paktën një makinë u dogj.